🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 96.03 ▲2.42%
ARI 4,489 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,213 ▼ -3.35% ETH $1,884 ▼ -4.87% XRP $1.2426 ▼ -1.73% SOL $75.5200 ▼ -4.63%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.03 ▲2.42 % ARI 4,489 ▼0.69 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.03 ▲2.42 % ARI 4,489 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Opinion

I burgosuri politik Erion Veliaj dhe integrimi europian

Nga Sokrat Mara

Dje Kryeministri bëri një deklaratë interesante. Tha se i burgosuri politik Erion Veliaj nuk është i burgosur politik, sepse Shqipëria nuk ka të burgosur politikë. Por në të njëjtën kohë tha se mazhoranca është e gatshme të durojë edhe padrejtësi të drejtësisë së re, sepse objektivi madhor është integrimi europian.

Nëse pranohet se një padrejtësi mund të ekzistojë dhe megjithatë tolerohet për shkak të një qëllimi politik më të lartë, apo sepse ne nuk mund të ndërhyjmë në drejtësi, atëherë jemi tashmë në territorin e një argumenti politik.

Jo gjithmonë prokurorët politikë marrin urdhra politikë nga politikanët. Çështja është tjetër: a mund të prodhojë sistemi një padrejtësi ndaj një individi dhe politika ta pranojë atë si kosto të pranueshme për një objektiv strategjik që mbetet, në thelb, objektiv politik?

Nëse përgjigjja është po, atëherë arsyeja politike i është mbivendosur arsyes ligjore.

Madje paradoksi bëhet edhe më i fortë kur kujtojmë se vetë SPAK matet publikisht edhe përmes rezultateve, statistikave dhe perceptimit të suksesit në luftën kundër korrupsionit, një proces i lidhur ngushtë me axhendën e integrimit europian. Integrimi në BE është objektiv politik i shtetit shqiptar. Nëse ky objektiv politik shndërrohet në arsye që të cënohet liria apo të përcaktohet fati procedural i individëve, për të prodhuar statistika, mesazhe apo rezultate që i shërbejnë këtij objektivi, atëherë debati nuk është më juridik. Ai është domosdoshmërisht politik.

Një njeri nuk bëhet domosdoshmërisht i burgosur politik vetëm kur futet në burg me urdhër të një politikani. Mund të bëhet i tillë edhe kur mbahet në burg sepse askush nuk dëshiron të vërë në diskutim një padrejtësi që i shërben një qëllimi politik më të madh.

Në këtë kuptim, referimi i Kryeministrit te rasti i Fatos Nanos është më domethënës sesa mund të duket. Sepse vetë krahasimi pranon se ekziston mundësia që politika të prodhojë viktima në emër të objektivave që ajo i konsideron historike.

Por në një shtet të së drejtës europiane nuk mund të ketë qytetarë sakrifice për integrimin europian.

Nëse një shumicë politike bindet se një qytetari, aq më shumë kryeqytetarit Erion Veliaj apo kujtdo tjetër, po i bëhet padrejtësi, detyrimi i saj nuk është të heshtë. Detyrimi i saj është të aktivizojë të gjitha mekanizmat kushtetues dhe institucionalë që ajo padrejtësi të verifikohet dhe, nëse ekziston, të ndalet; pa ndërhyrë fare në drejtësi, por duke reaguar ndaj padrejtësisë.

Të reagosh ndaj një padrejtësie nuk do të thotë të ndërhysh në drejtësi. Përkundrazi. Do të thotë të kërkosh që drejtësia të funksionojë si drejtësi.

Nëse integrimi europian kërkon kurbane politike, atëherë të paktën në 35-vjetorin e Partisë Socialiste t’i kishin dhënë medaljen e artë të “heroit të integrimit europian”: të burgosurit politik Erion Veliaj që po na integron në Europë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.