☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.55 ▲1.65%
ARI 4,063 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,547 ▲ +2.15% ETH $2,377 ▲ +2.77% XRP $1.3341 ▲ +2.55% SOL $102.8900 ▲ +3.01%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.55 ▲1.65 % ARI 4,063 ▼0.29 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.55 ▲1.65 % ARI 4,063 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Bahri Beci, gjuhëtari që la gjurmë në fushën e dialektologjisë dhe fonetikës

Akademia e Shkencave kujtoi sot, në përvjetorin e ndarjes nga jeta, akademik Bahri Becin, gjuhëtar me kontribute në fushën e dialektologjisë dhe fonetikës.

Bahri Beci u nda nga jeta më 20 gusht të vitit 2023. Ai lindi në Shkodër në vitin 1936, në një familje me tradita atdhetare. Menjëherë pas përfundimit të studimeve universitare, në vitin 1958, u emërua kërkues shkencor në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, ku kreu detyra të rëndësishme drejtuese, si përgjegjës sektori, drejtues projektesh, sekretar shkencor dhe drejtor.

Akademik Bahri Beci mbrojti në Paris, doktoratën me temën “Le système vocalique et consonantique du parler de la ville du Shkodra” (Sistemi zanor dhe bashkëtingëllor i së folmes së qytetit të Shkodrës).

Pas kthimit në Tiranë, përfundoi disertacionin e shkallës së parë me studimin “Të folmet e gegërishtes qendrore” dhe disertacionin e shkallës së dytë me studimin “Të folmet veriperëndimore të shqipes dhe sistemi fonetik i të folmes së Shkodrës”.

Veprimtaria universitare e tij u shtri në disa vende, duke përfshirë Institutin e Gjuhëve dhe Qytetërimeve Orientale në Paris (INALCO). Akad. Bahri Beci ishte anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (2008), anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe anëtar i redaksisë së Atlas Linguarum Europae (ALE).

Fusha kryesore e veprimtarisë së tij shkencore-kërkimore ka qenë historia e dialekteve dhe nëndialekteve të shqipes. Brenda kësaj problematike, vend qendror zënë studimet dialektologjike për të folmet veriperëndimore dhe qendrore të shqipes (Shkodër, Dibër).

Akademik Beci mori pjesë si delegat dhe nënshkrues i Rezolutës së Kongresit të Drejtshkrimit (1972) dhe është autor i dy studimeve monografike për proceset njësuese në formimin e shqipes letrare të sotme. Si studiues në gjuhësinë ballkanologjike, ai ka lënë gjurmë me kontributet për pozicionin e shqipes në lidhjen gjuhësore ndërballkanike.

Me veprën dhe kontributin e tij shkencor, akad. Bahri Beci mbetet një nga emrat e rëndësishëm të gjuhësisë shqiptare bashkëkohore dhe një studiues që la gjurmë të qëndrueshme në studimet dialektologjike dhe fonetike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.