🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,495 ▼1.22%
DOW 45,995 ▼1.23%
NASDAQ 21,468 ▼1.71%
NAFTA 112.19 ▲12.06%
ARI 4,621 ▼4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,063 ▼ -2.83% ETH $2,029 ▼ -4.02% XRP $1.2840 ▼ -4.66% SOL $77.3900 ▼ -6.21%
S&P 500 6,495 ▼1.22 % DOW 45,995 ▼1.23 % NASDAQ 21,468 ▼1.71 % NAFTA 112.19 ▲12.06 % ARI 4,621 ▼4 % S&P 500 6,495 ▼1.22 % DOW 45,995 ▼1.23 % NASDAQ 21,468 ▼1.71 % NAFTA 112.19 ▲12.06 % ARI 4,621 ▼4 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

I dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje dërgon letra kërcënuese nga qelia

Policia ka nisur hetim ndaj një të dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se Hysen Shera, 58 vjeç, i cili ndodhet në burgun e Fushë Krujës, është kallëzuar penalisht nga dy persona.

Shera, me anë të një personi ende të panjohur, i ka dërguar letër kërcënuese një 66-vjeçari nga Shijaku. Në letër, të kërcënuarit me inicialet Sh. S. i kërkohej të shiste shtëpinë ose t’i jepte prurësit të letrës 30 milionë lekë.

Një tjetër letër kërcënuese, Shera i ka dërguar shtetasit Sh. B., 30 vjeç, po nga Shijaku, të cilit i ka kërkuar që brenda 7 ditëve t’i paguante 10 milionë lekë për shpifje ndaj tij për vrasje.

Aktualisht, policia është duke punuar për identifikimin dhe gjetjen e “korrierit” të letrave.

Hysen Shera, 58 vjeç, ndodhet në burgun e Fushë Krujës, i dënuar për një vrasje të dyfishtë. Ngjarja për të cilën ai është dënuar ka ndodhur në vitin 2010 në vendin e quajtur “4 rrugët e Shijakut”, ku mbetën të vrarë Fatmir Sula dhe djali i tij, Izmir Sula.

Pas arrestimit, vetë Shera ka deklaruar se e kishte kryer krimin, pasi fqinji i tij, Fatmir Sula, që punonte si kambist, e fyente në mënyrë të vazhdueshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.