🌦️
Tiranë 11°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,505 ▲2.55%
DOW 46,177 ▲2.12%
NASDAQ 21,534 ▲3.56%
NAFTA 100.54 ▼2.27%
ARI 4,680 ▲2.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,185 ▲ +1.65% ETH $2,109 ▲ +2.71% XRP $1.3401 ▲ +0.03% SOL $83.0700 ▼ -0.92%
S&P 500 6,505 ▲2.55 % DOW 46,177 ▲2.12 % NASDAQ 21,534 ▲3.56 % NAFTA 100.54 ▼2.27 % ARI 4,680 ▲2.68 % S&P 500 6,505 ▲2.55 % DOW 46,177 ▲2.12 % NASDAQ 21,534 ▲3.56 % NAFTA 100.54 ▼2.27 % ARI 4,680 ▲2.68 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

I zhdukur prej dy javësh gjendet i vrarë biznesmeni 43-vjeçar Rruzhdi Hoxha. Trupi i pajetë u zbulua në Malin me Gropa

Gjendet i vrarë biznesmeni i inerteve Rruzhdi Hoxha. 43-vjeçari, baba i dy fëmijëve ishte zhdukur prej dy javësh. Ai ishte pronar i një biznesi inertesh në dalje të Kamzës. Trupi i pajetë i 43-vjeçarit është gjetur në një humnerë në Malin me Gropa.

Fillimisht është gjetur një xhup me njolla gjaku dhe nisur nga kjo provë ka vijuar kontrolli me qen të kërkimit të gjurmës, FNSH e dhjetëra forca të DVP Tiranë dhe është arritur tek trupi i viktimës. Burimet thanë se trupi i viktimës ka shenja dhune.

Denoncimi për zhdukjen e tij ishte bërë nga vëllai në komisariatin numër 5 më 24 tetor. Gazetarja Klodiana Lala raportoi se Hoxha kishte qenë duke pirë kafe diku pranë autostradës Tiranë-Durrës pasi është telefonuar nga miku i tij Ferdinand Rrushi dhe kanë lëvizur me makinën e tij në drejtim të Zall Herrit.

Mësohet se pas denoncimit, policia ka shoqëruar mikun e tij, teksa po mbahet për llogari të drejtësisë italiane e cila kërkon për çështje droge. Rrushi ka pasur dhe takimin e fundit me 43-vjeçarin.

“Më datë 24.10.2021, shtetasi S. H. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr.5, se më datë 20.10.2021, rreth orës 23:00, është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi Ruzhdi Hoxha, 43 vjeç, banues në Paskuqan, dhe prej asaj kohe nuk kanë pasur më kontakt me të. (Njoftimi i publikuar në web-in e Policisë së Shtetit, në përmbledhjen 72-orëshe, më datë 25.10.2021

Menjëherë pas denoncimit të marrë, Sektori i Hetimit të Krimeve të Renda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr.5, kanë vlerësuar maksimalisht denoncimin duke verifikuar çdo informacion dhe kanë kryer kërkime e kontrolle në ambiente e vende të ndryshme.

Veprimet procedurale shtesë i janë dërguar Prokurorisë dhe mbi bazën e tyre është regjistruar procedimi penal Nr.7713, datë 27.10.2021, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Nga strukturat e DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vazhdon puna e pandërprerë për gjetjen e shtetasit Ruzhdi Hoxha, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njoftoi dje policia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.