☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,796 ▲0.83%
DOW 47,741 ▲0.5%
NASDAQ 22,696 ▲1.38%
NAFTA 87.46 ▼7.71%
ARI 5,193 ▲1.76%
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
Kronika

ILDKP kallëzim penal për fshehje pasurie, Bode: E gjithë historia ka prapaskenë politike

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive ka kallëzuar penalisht ish ministrin e Financave Ridvan Bobe për mosdeklarim të pasurisë. Sipas ILDKP Bode nuk ka paraqitur dokumentet për të ardhurat dhe nuk ka dhënë asnjë shpjegim për to.

Ridvan_Bode11dhjetor-300x200ILDKP bën me dije se kallëzimi për deputetin Bode është bërë për “Refuzim për deklarim” dhe “Fshehje, ose deklarim të rremë të pasurisë.” ILDKP bën me dije se Bode është njoftuar disa herë për deklarimin.

BODE: DO TË BËJ PADI PENALE PËR KREUN E ILDKP

Deputeti Ridvan Bode ka hedhur poshtë pretendimet e ILDKP-së për mosdeklarim të pasurisë. Nën një reagim pas kallëzimit penal të bërë nga ILDKP- Bode shprehet se deklarimet e pasurisë janë bërë konform ligjeve. Ai shprehet se do të bëjë padi penale ndaj kreut të ILDKP-së. Më tej Bode thekson se kallëzimi i ILDKP-SË synon denigrimin e tij dhe se e gjithë historia ka prapaskenë politike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.