Kronika

ILDKP, kallëzim penal për kreun e gjykatës së Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj

ILDKP ka depozituar kallëzim penal për kreun e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj. Ky i fundit akuzohet për mungesë burimesh të ligjshme financiare.

Sipas ILDPK-së, pas kontrollit të realizuar mbi deklarimin e pasurisë së Malajt, u konstatua fshehje e pasurive, deklarime të rreme të interesave private, mungesë burimesh të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash në shumën rreth 1,7 milion euro.

ILDKP i kërkon Prokurorisë hetim të plotë të kryegjyqtarit të Apelit të Tiranës, pasi sipas këtij institucioni, ka dyshime të forta për injektime parash të ‘pista’ nga Alaudin Malaj, nëpërmjet skemës së krijimit të bizneseve të ndërtimit në emër të familjarëve të tij, kalimin e aseteve, vlerave monetare dhe aksioneve te subjekti nëpërmjet kontratave fiktive të huave e të dhurimit, e më pas shitjen dhe riinvestimin e tyre nga subjekti në aktivitete brenda dhe jashtë vendit.

“Subjekti Alaudin Malaj në vitin 2003, në deklarimin e parë të interesave private, ka deklaruar gjithsej asete në shumën 60.000 euro dhe në fund të vitit 2014 pasuria e subjektit ka arritur gjithsej në shumën rreth 1,7 milion euro”, njofton ILDKP.

Ky organ do të njoftojë menjëherë Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Ministrin e Drejtësisë me qëllim marrjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button