☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 12 March 2026
S&P 500 6,776 ▼0.08%
DOW 47,417 ▼0.61%
NASDAQ 22,716 ▲0.08%
NAFTA 90.86 ▲4.14%
ARI 5,187 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $70,400 ▲ +1.25% ETH $2,072 ▲ +2.38% XRP $1.3888 ▲ +0.77% SOL $86.9700 ▲ +2.02%
S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 90.86 ▲4.14 % ARI 5,187 ▲0.15 % S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 90.86 ▲4.14 % ARI 5,187 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Breaking
Ekonomia

Importi i makinerive e paisjeve rritet 8,2

makineriPolitika ekonomike dhe lehtesite fiskale po reflektohen ne rritjen e investimeve private gjatë këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare nga raporti i Bankës së Shqipërisë, gjatë këtij viti është rritur importi i makinerive dhe pajisjeve me rreth 8,2% ose në vlerën e 62.1 miliardë lekëve, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Tregues ky sipas ekpertëve të ekonomisë që tregon për ecurinë e investimeve private në ekonomi. Rritja e tyre konfirmohet edhe nga përmirësimi i kredisë për investime dhënë biznesit. Sipas Shoqatës Shqiptare të Bankave, kredia për investime në fund të Korrikut kishte vlerën e 92.8 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 5.5%. Investimet private janë një ndër elementët kryesorë përbërës të kërkesës agregate, së bashku me konsumin, shpenzimet publike dhe eksportet neto. Përveç investimeve private, këtë vit rritja ekonomike po mbështetet nga një përmirësim i konsumit, siç tregojnë rritja e shitjeve me pakicë, e importeve dhe e të ardhurave nga tatimi mbi vlerën e shtuar. Kërkesa më e mirë konsumatore ka nxitur edhe rritjen e investimeve të sipërmarrjeve. Edhe shpenzimet publike janë në nivele të larta, por për efekt të shlyerjes së detyrimeve të papmbetura, ndërsa realizimi i investimeve të reja është në nivele të ulëta. I vetmi element që po jep efekt negative në rritjen ekonomike është pozicioni i jashtëm, ku rritja e importeve dhe ngadalësimi i rritjes së eksporteve e ka ulur kontributin e këtij segmenti. Pritshmëritë e institucioneve të specializuara janë që rritja ekonomike në tremujorin e dytë të vitit të jetë më e lartë se niveli prej 1.65% i tremujorit të parë.Ndërkohë edhe raporti i fundit i Bankës Qendrore ka evidentuar trendin pozitin të ekonomisë duke shprehur optimizëm për rritje të qëndrueshme edhe në periudhën në vazhdim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.