☁️
Tiranë 12°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,511 ▼1.45%
DOW 45,550 ▼1.02%
NASDAQ 21,655 ▼1.97%
NAFTA 98.05 ▲2.62%
ARI 4,559 ▼1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $69,582 ▼ -0.09% ETH $2,120 ▲ +0.22% XRP $1.4301 ▼ -0.07% SOL $88.2500 ▲ +0.52%
S&P 500 6,511 ▼1.45 % DOW 45,550 ▼1.02 % NASDAQ 21,655 ▼1.97 % NAFTA 98.05 ▲2.62 % ARI 4,559 ▼1.02 % S&P 500 6,511 ▼1.45 % DOW 45,550 ▼1.02 % NASDAQ 21,655 ▼1.97 % NAFTA 98.05 ▲2.62 % ARI 4,559 ▼1.02 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Inagurohet linja e re 20 kV në Spitallë, Rama: Investimi zgjidh furnizimin me energji

40 mijë banorë dhe biznese në zonën e Spitallës dhe Durrësit të Ri (ish Këneta) nuk do të vuajnë më ndërprerjen e energjisë elektrike për shkak të rrjetit tejet të amortizuar, defekteve të shpeshta teknike dhe nivelit të tensionit në rrjet.

Me një investim të OSHEE-së prej 6.5 milionë dollarësh është ndërhyrë në rrjetin ekzistues dhe janë ndërtuar dy fidera të rinj 20kV Spitallë-Durrës dhe rrjeti i ri 20kV në zonën e ish Kënetës.

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në këtë zonë, ku gjithashtu ka përfunduar shtrimi i mbi 130 kilometra linjë e tensionit të mesëm 20 kV dhe ABC; është sistemuar rrjeti ekzistues dhe janë ndërtuar 36 kabina të reja dhe 2000 shtylla.

Rrjeti i ri, i ndërtuar në formë unazore, do të sigurojë vazhdimësi në furnizimin me energji elektrike, duke eliminuar luhatjet e theksuara të tensionit, si dhe zvogëluar humbjet në rrjet, që këte vit parashikohet të ulen në 20%.

KM Spitallë OSHEE 1Edhe në Durrës janë në proces investime të tjera, shumë të rëndësishme për fuqizimin e rrjetit të shpërndarjes për 30 vitet e ardhshme.

“Brenda viti do fillojë edhe ndërtimi i nënstacionit të ri të Shkozetit, pasi investimet që ne po bëjmë, nuk mund t’i përgjigjen të gjitha një stacion ekzistues 40 vjeçar. Paratë që qytetarët paguajnë, duke iu përgjigjur thirrjes së reformës së qeverisë dhe kompanisë për të paguar konsumin e energjisë, kompania po ja kthen me investime efikase,” tha drejtori i OSHEE-së.

Ndërsa kryeministri Rama tha se rritja e mbështetjes publike për formalizimin e sektorit energjitik përkthehet në rritje të cilësisë së shërbimit.
“Këto investime të mëdha që po bëhen, sidomos në zona të vështira, janë rezultat i bindjes që po nuk u paguan dritat, nuk mund të ketë shërbim as me drita, as me fatura si duhet. Faktikisht, për shkak se në këtë zonë filloi shlyerja e borxheve, filloi pagesa e rregullt, po bëhet një investim që po i jep fund problemit të furnizimit me energji të të gjithë zonës”, u shpreh Rama.

Ndërkohë ka përfunduar pajisja e abonentëve të kësaj zone me matës elektrikë dhe vazhdon vendosja e tyre në qytetin e Durrësit, ku aktualisht janë montuar 6500 matës dhe brenda qershorit do te montohen edhe 1400 të tjerë.
Kryeministri informoi banorët se së shpejti do të hiqet aforfeja, një problem i trashëguar dhe që ka rënduar qytetarët. “Ne do t’i qëndrojmë një zotimi shumë të rëndësishëm që brenda muajit qershor do të heqim aforfenë. Nuk do të ketë më fatura aforfe që janë një problem i madh, i trashëguar”, theksoi kreu i qeverisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.