Në të ardhmen, kjo autostradë pritet të lidhë Prishtinën me Shkupin.
Në ceremoninë e inaugurimit kanë marrë pjesë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ai i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ndërsa mungoi kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, i cili mesa duket ishte në pritje të progres raportit për Shqiperinë.
Kjo autostradë me gjatësi prej 60 kilometrash, njihet për urën më të gjatë në Ballkan.
Kjo autostradë ka urën më të gjatë në rajon me gjatësi 5.7 kilometra pa ndërprerje kurse lartësia maksimale është 83 metra
Sipas autoriteteve në Prishtinë, autostrada “Arbën Xhaferi”, i ka kushtuar buxhetit të Kosovës, mbi 600 milionë euro, kurse punimet i ka kryer konsorciumi turko-amerikan ‘Bechtel-Enka’.
Këshilltar i kryeministrit, përmes një videoje të publikuar në rrjet social nga përurimi i autostradës “Arben Xhaferi” Prishtinë-Shkup, ka thënë se nga ora 17:00 autostrada hapet për qarkullim.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.