Politika

Incident në Ersekë/ Basha sulmohet me karrige nga një 23-vjeçar

Një incident i rëndë është shënuar pasditen e së mërkurës në qytetin e Ersekës në juglindje të vendit. Në nisje të një aktiviteti të Partisë Demokratike për prezantimin e kandidatit të së djathtës për këtë bashki një 23-vjeçar i identifikuar si Suel Liço ka hedhur një karrige në drejtim të kreut të opozitës. Karrigia ka goditur një prej personave që ndodheshin pranë Bashës, 65-vjecarin Fuat Ndini i cili është plagosur në kokë dhe është dërguar për mjekim në spital.  Pas këtij incidenti ka reaguar Partia Demokratike. “Mos distancimi ndaj këtij sulmi nxjerr zbuluar autorët dhe porositësit që janë të njëjtët që kanë frymëzuar akte dhune edhe në qytete të tjera kundër opozitës. Ky është tregues i panikut dhe frikës që ka kapur dyshen Rama-Meta nga gjykimi popullor me votë në 21 qershor” – thuhet në deklaratën e PD. Pak ditë më parë një tjetër incident u shënua në Shkozet të Durrësit ku militantë të PS prishën një takim elektoral të kandidates së PD për Durrësin Grida Duma.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button