Bota

Incident terrorist në Australi, vritet pengmarrësi 29-vjeçar

Një grua është marrë peng në Melbourne të Australisë dhe ngjarja po trajtohet nga autoritetet si incident terrorist. Pengmarrësi është vrarë nga policia australiane, ndërsa raportohet se gruaja nuk ka pësuar asnjë lëndim.

Forcat speciale të policisë kanë mbërritur në një apartament pas sinjalizimeve për një shpërthim dhe gjetën një burrë të vdekur në korridor.

Ndërkohë, një person tjetër, i identifikuar si Yacqub Khayre, ishte i armatosur me një pushkë të tipit shotgun dhe mbante peng një grua.

Khayre, 29 vjeç, telefonoi një radio gjatë pengmarrjes për të komunikuar se po vepronte në emër të Shtetit Islamik. Edhe vetë grupi terrorist më vonë, përmes një deklarate mori përsipër përgjegjësinë.

Megjithatë, policia deklaron se nuk ka prova për një pistë të tillë. Tre efektivë të policisë mbetën të plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me Khayre, që nga ana e tij mbeti i vrarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button