🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,356 ▲ +0.44% ETH $2,055 ▲ +0% XRP $1.3135 ▼ -0.88% SOL $80.8500 ▲ +0.41%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kronika

“Informacioni është i mangët dhe tendencioz”, Maks Haxhia: Ja kush i nxori përgjimet e Erion Veliajt

Avokati Maks Haxhia, njëherësh kryetar i Dhomës së Avokatisë, i ftuar në Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTv, shprehet se mënyra si SPAK-u ka zgjedhur të informojë opinionin publik lidhur me çështjen e çiftit Veliaj nuk është e duhura, pasi, sipas tij, këto informacione, jepen nga media në bazë të interesave dhe disa prej tyre janë tendencioze.

“Deri tani, SPAK ka përdorur taktikën e informimit nëpërmjet medias. Por, informacioni që kanë dhënë mediat është i përgjysmuar. Media ka informuar opinionin publik lidhur me këtë çështje, por informacioni është i mangët dhe tendencioz.

Një shembull është përmendja e shumës prej 700 mijë eurosh, të cilat janë donacione për një organizatë jo fitimprurëse. Ky informacion është i mangët, sepse nuk përcaktohet për sa vjet janë këto shuma; në fakt, janë për 7 vjet. E dyta, nuk thuhet sa prej tyre janë nga fondi i Bashkisë. E treta, nuk thuhet ku kanë shkuar këto para, të cilat në fakt janë dërguar për aktivitete kulturore të përqendruara në kryeqytet, dhe nuk thuhet që të gjitha këto transferime parash janë kryer nëpërmjet rrugëve bankare.

Gjithashtu, nuk thuhet sa u kanë mbetur. Harabel-it i kanë mbetur 21 mijë euro, nga të cilat, duke zbritur tatimet, 17 mijë euro janë pagesa për stafin. Pra, nëse do të informosh, duhet të informosh saktë, ose të mos jepet informacion i tillë, ku përmendet korrupsioni, sepse opinioni publik, kur dëgjon fjalën “korrupsion”, ndikohet. Mediat shqiptare kanë akses në SPAK por e vërteta është se media e jep informacionin në bazë të interesave të veta. Lidhur me përgjimet e fundit ku Erion Veliaj është përgjuar në qelinë e tij nga burgu, ato janë nxjerrë nga hakerat, është hakuar sistemi, nuk ka dalë dikush nga SPAK. Janë marrë masa, por duhet të merren masa edhe më të forta me aparatura sigurie.”- u shpreh Avokati Maks Haxhia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.