☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 12 March 2026
S&P 500 6,776 ▼0.08%
DOW 47,417 ▼0.61%
NASDAQ 22,716 ▲0.08%
NAFTA 92.00 ▲5.44%
ARI 5,191 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $69,946 ▲ +0.4% ETH $2,054 ▲ +1.54% XRP $1.3823 ▲ +0.22% SOL $86.0700 ▲ +0.8%
S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 92.00 ▲5.44 % ARI 5,191 ▲0.23 % S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 92.00 ▲5.44 % ARI 5,191 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Breaking
Ekonomia

Inspektimi, Çela: Debitorët e OSHEE të shfrytëzojnë afatin për pagesat me këste

Administratori i OSHEE-së, Adrian Çela, inspektoi të shtunën zyrat e kujdesit ndaj klientit në Tiranë, ku paguhet fatura e dritave dhe ofrohet shërbimi ndaj abonentëve.

06-07.-Adrian-Cela-21Duke marrë shkas nga flukset e ditëve të fundit të muajit shkurt, administratori në një prononcim për mediat u shpreh se fluksi i qytetarëve në zyrat e OSHEE-së për të paguar dritat dhe lidhur aktmarrëveshjen me OSHEE për pagesat me këste është normalizuar, ndryshe nga ç’ishte në ditët e fundit të muajit shkurt, eshte ulur.

Sipas tij, të dhënat për muajin shkurt flasin për një numër aktmarrëveshjesh në rreth 110 mijë, shifër kjo rekord. Kompania, tha ai, mori masa për të shtyrë afatin deri më 31 mars, për t’u dhënë mundësi të gjithë atyre që nuk e menaxhuan si duhet kohën.

Ai ripërsëriti se data 31 mars për lidhjen e aktmarrëveshjeve do të jetë e fundit. “Konstatoj një normalizim të fluksit, të numrit të aktmarrëveshjeve, diku te 2000 kontrata në ditë, nga 9000 që ishte në ditët e fundit të shkurtit. Afat tjetër nuk ka, prandaj askush të mos e lerë në ditën e fundit të hyjë në marrëveshje me OSHEE për pagesat me këste dhe ulje me 80% të kamatës”, deklaroi administratori Çela.
Në ditët e para të muajit mars janë lidhur rreth 6000 aktëmarrëveshje mes debitorëve dhe OSHEE, numër ky që pritet të rritet. Sakaq, kreu i OSHEE u kujtoi bizneseve të bëhen pjesë e fushatës së re, për të paguar me këste detyrimet që kanë ndaj kompanisë. Deri më tani, janë lidhur 300 aktmarrëveshje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.