Kronika

Inspektoriati i Mjedisit, pezullon 9 biznese kromi, gjobit 27 të tjera (Lista)

Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujrave ka gjobitur sot 27 subjekte të shfrytëzimit të kromit me nga 500 mijë lekë secila, për moszbatim të kushteve të lejes. Ndërsa 9 subjekteve të tjera u është pezulluar tërësisht aktiviteti.

alfred-frasheri-viktimat-ne-miniera-nga-varferia-dhe-moszbatimi-i-teknikesInspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujrave njofton se ka kryer një kontroll mbi zbatimin e ligjshmërisë dhe kushteve të lejeve mjedisore për aktivitetin e shfrytëzimit dhe nxjerrjes së mineralit të kromit me galeri në Qarkun Dibër, Rrethi Bulqizë.

“36 subjekte kromi ndër të cilat 27 prej tyre janë gjobitur për moszbatim të kushteve të lejes. 9 subjekteve u është pezulluar tërësisht aktiviteti. ISHMPU Dibër ka gjobitur 27 subjektet me vlerën 500,000 lekë të reja secila, për moszbatim të kushteve të lejes. Në total vlera e gjobave – 13,500,000 lekë të reja”, thuhet në njoftim.

Kryeinspektori i ISHMPU deklaron se: “Të gjitha këto 27 subjekte të gjobitura kanë 45 ditë afat kohor për të marrë masat për plotësimin e kushteve të lejes, në të kundërt do merren masa drastike për pezullimin e aktivitetit. Ne jemi të vendosur të zbatojmë ligjin me përpikmëri dhe nuk do lejojmë asnjë abuzim apo shkelje të ligjit.”

Kjo është lista me emrat e subjekteve të gjobitura nga ISHMPU.

Nr. Emri i subjektit Aktiviteti Vlera e gjobës

1. Isaku Sh.p.k, Shfrytezim e nxjerrje të mineralit të kromit 500.000 lekë

2. Egi-K Sh.p.k, Shfrytezim e nxjerrje të mineralit të kromit 500.000 lekë

3. Klervibris Sh.p.k, Shfrytezim e nxjerrje të mineralit të kromit 500.000 lekë

4. Drini Bulqizë Sh.p.k, Shfrytezim e nxjerrje të mineralit të kromit 500.000 lekë

5. Brunes Sh.p.k, Shfrytezim e nxjerrje të mineralit të kromit 500.000 lekë

6. Kurti-A Sh.p.k, Shfrytezim e nxjerrje të mineralit të kromit 500.000 lekë

7. Pakti Sh.p.k Shfrytezim e nxjerrje të mineralit të kromit 500.000 lekë

8. KLEVI-10 Sh.p.k Shfrytezim e nxjerrje të mineralit të kromit 500.000 lekë

9. GENTARI Sh.p.k Shfrytezim e nxjerrje të mineralit të kromit 500.000 lekë

10. ZASHA Sh.p.k Shfrytezim e nxjerrje të mineralit të kromit 500.000 lekë

11. BENI-06 Sh.p.k Shfrytezim e nxjerrje të mineralit të kromit 500.000 lekë

12. LUBIMA Sh.p.k Shfrytezim e nxjerrje të mineralit të kromit 500.000 lekë

13. RO-GENT-1 Sh.p.k Shfrytezim e nxjerrje të mineralit të kromit 500.000 lekë

14. ALBCANAJ Sh.p.k Shfrytezim e nxjerrje të mineralit të kromit 500.000 lekë

15. HERBI Sh.p.k Shfrytezim e nxjerrje të mineralit të kromit 500.000 lekë

16. KEJSI Sh.p.k Shfrytezim e nxjerrje të mineralit të kromit 500.000 lekë

17. KURTI Sh.p.k Shfrytezim e nxjerrje të mineralit të kromit 500.000 lekë

18. KLOSI Sh.p.k Shfrytezim e nxjerrje të mineralit të kromit 500.000 lekë

19. KEVGER Sh.p.k Shfrytezim e nxjerrje të mineralit të kromit 500.000 lekë

20. YLBERI Sh.p.k Shfrytezim e nxjerrje të mineralit të kromit 500.000 lekë

21. KAPROLLA Sh.p.k Shfrytezim e nxjerrje të mineralit të kromit 500.000 lekë

22. ARDAS Sh.p.k Shfrytezim e nxjerrje të mineralit të kromit 500.000 lekë

23. ATEANI Sh.p.k Shfrytezim e nxjerrje të mineralit të kromit 500.000 lekë

24. 11HERONJT E BATRES Shfrytezim e nxjerrje të mineralit të kromit 500.000 lekë

25. DEDJA-CO Sh.p.k Shfrytezim e nxjerrje të mineralit të kromit 500.000 lekë

26. END-LENA Sh.p.k Shfrytezim e nxjerrje të mineralit të kromit 500.000 lekë

27. LENA Sh.p.k Shfrytezim e nxjerrje të mineralit të kromit 500.000 lekë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button