Ekonomia

INSTAT: Defiçiti tregtar në janar është 17 miliardë lekë

Në muajin janar të këtij viti eksportet e mallrave arritën në vlerën e 18 miliarde lekëve, ndërsa importet e mallrave llogariten 35 miliarde lekë.

instat-320x181Sipas raportit mbi tregtinë e jashtme të publikuar të premten nga Instituti i Statistikave, defiçiti tregtar i këtij muaji është 17 miliarde lekë, duke rezultuar 0,3 % më i lartë krahasuar me janarin e vitit 2014. INSTAT bën të ditur se eksportet u ulën me 0,6 % në krahasim me janarin e vitit 2014 dhe 8,0 % në krahasim me dhjetorin e vitit 2014. Rritje më të madhe vjetore, sipas peshës që zë çdo grup në eksportet gjithsej, kanë patur eksportet e grupeve ‘tekstile dhe këpucë” me 14,2 %, “materiale ndërtimi dhe metale” me 38,9 % dhe “ushqime, pije, duhan” me 7,6 %. Rënie vjetore, sipas peshës që zë çdo grup në eksportet gjithsej, kanë patur eksportet e grupeve “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 40,7 %, “prodhime druri dhe letre” me 11,9 % dhe “lëkurë dhe artikujt prej tyre” me 7,1%.

Në muajin janar 2015 importet e mallrave arritën vlerën 35 miliard lekëe, duke u ulur me 0,2 % në krahasim me janar 2014 dhe 35,6 % në krahasim me dhjetor 2014. Rritje më të madhe vjetore, sipas peshës që zë çdo grup në importet gjithsej, kanë patur importet e grupeve “makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me 7,4%,“ushqime, pije, duhan” 11,0 % dhe “produkte kimike dhe plastike” 20,5 %. Rënie vjetore sipas peshës që zë çdo grup në importet gjithsej, kanë patur importet e grupeve, “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 34,1 %, “prodhime druri dhe letre” me 25,6 % dhe “lëkurë dhe artikujt prej tyre” me 7,6 %.
Defiçiti tregtar i këtij muaji është 17 miliarde lekë, duke u rritur me 0,3 % krahasuar me janarin 2014 dhe duke u ulur me 50,9 % në krahasim me dhjetor 2014. Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 61,8 % të të gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (36,2 %), Turqia (7,9 %), Kina (7,8 %) dhe Greqia (6,2 %).

Eksportet janë mallra të destinuara tek një vend i tretë, të vendosura nën regjimin doganor, në përpunimin pasiv, ose të rieksportuara pas përpunimit aktiv. Importet janë mallra që vinë nga një vënd i tretë, të vendosura direkt në qarkullim të lirë ose që qëndrojnë në magazinat e ruajtjes nën procedurat doganore të lejimit për qarkullim të lirë, për përpunim aktiv ose për përpunim nën kontrollin doganor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button