🌤️
Tiranë 4°C · Kryesisht kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 93.69 ▼1.95%
ARI 4,730 ▲2.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,769 ▼ -0.73% ETH $2,153 ▼ -2.77% XRP $1.4536 ▼ -1.38% SOL $89.6400 ▼ -1.44%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.69 ▼1.95 % ARI 4,730 ▲2.69 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.69 ▼1.95 % ARI 4,730 ▲2.69 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

INSTAT: Inflacioni në muajin mars 0.3 %

Instituti i Statistikave, INSTAT, bëri të ditur të premten se rritja vjetore e inflacionit në muajin mars është 0.3 %, në një kohë kur një vit më parë ky ndryshim ishte 2,2 %. Sipas INSTAT-it, IÇK, në muajin mars 2016, arriti 102,5 % kundrejt muajit dhjetor 2015. “Në muajin mars 2016 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 0,3 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,2 %”, thuhet në raportin e publikuar nga INSTAT.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit:

Rritja vjetore në muajin mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,81 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,13 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Hotele, kafene e restorante” kanë kontribuar respektivisht me + 0,05 dhe + 0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,28 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me -0,18 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” kanë kontribuar me nga -0,09 pikë përqindje secili.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin mars 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 4,8 % pasuar nga grupi, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,6 %, grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike me 2,2 %, etj. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “Fruta” u rritën me 28,1 %, pasuar nga nëngrupi “Zarzavate përfshirë patatet“ me 8,7 %, nëngrupi “Sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 1,5 %, nëngrupi “Vajra dhe yndyrna” me 0,6 % etj. Çmimet e nëngrupit “Qumësht, djath e vezë” u ulën me 3,7%, pasuar nga nëngrupet “Bukë e drithëra” me 2,2 %, “Kafe, çaj e kakao” me 1,3 %,etj. Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transport” me 4,5 %, pasuar nga grupet “Shëndeti” me 2,2 %, “Veshje dhe këpucë” me 2,4 %, etj.

Ndryshimi mujor i indeksit është 0,4 %.

Krahasuar me muajin shkurt 2016, rritja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije alkoolike” me 1,1 %. Ulja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mobilim” me 0,3 %.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.