☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 12 March 2026
S&P 500 6,776 ▼0.08%
DOW 47,417 ▼0.61%
NASDAQ 22,716 ▲0.08%
NAFTA 91.50 ▲4.87%
ARI 5,187 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $69,862 ▲ +0.49% ETH $2,046 ▲ +1.55% XRP $1.3792 ▲ +0.32% SOL $85.9400 ▲ +0.81%
S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 91.50 ▲4.87 % ARI 5,187 ▲0.15 % S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 91.50 ▲4.87 % ARI 5,187 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Breaking
Ekonomia

INSTAT zgjidhet anëtare e Bordit “PARIS21″

Shqipëria bëhet pjesë e iniciativës PARIS21 (Partneriteti në Statistika për Zhvillimin në shekullin e 21-të) përmes INSTAT, duke iu dhënë shansi unik të jetë pjesëmarrëse aktive në politikat më elitare në fushën e statistikave në nivel ndërkombëtar.

INSTAT njoftoi sot se, Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Gjergji Filipi është emëruar anëtar i Bordit të kësaj strukture dhe përfaqëson vendet e rajonit të Evropës Lindore dhe Konfederatës së Shteteve të Pavarura, si dhe është anëtar i Grupit të Referencës së Ekspertëve për rishikimin e Udhëzuesit për hartimin e strategjive kombëtare të zhvillimit të statistikave në vendet në zhvillim.

Pjesëmarrja në këtë Bord, nën përfaqësimin e Drejtorit të Përgjithshëm të INSTAT, është me rëndësi në rritjen e ndikimit, vizibilitetit të Shqipërisë dhe kontributit të saj nëpërmjet ekspertizës së Institutit tonë kombëtar të statistikave, në zhvillimin e statitistikave dhe promovimin e përdorimit të tyre në rajon dhe më gjerë.
“PARIS21″ është një platformë e bashkëpunimit statistikor e themeluar në 1999 nga OKB, Komisioni Evropian, OSBE, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, në përgjigje të Rezolutës së Këshillit Ekonomik dhe Social të OKBsë mbi objektivat e Konferencës për Zhvillimin.

Iniciativa “PARIS21″ është një forum që synon të ndikojë në forcimin e dialogut në shoqëri dhe përdorimin e statistikave për një qeverisje dhe politikë-bërje të bazuar në të dhëna, të ndikojë në përmirësimin e disponueshmërisë dhe përdorimit të statistikave me cilësi të lartë dhe të promovojë rritjen e mirëqenies së shoqërisë duke kontribuar në përmbushjen e objektivave të zhvillimit kombëtar.

Kjo strukturë qeveriset nga një Sekretariat, i cili ka selinë në zyrat qendrore të OECD në Paris. Bordi që ka në përbërje 127 vende me përfaqësi, mblidhet një herë në vit për të diskutuar çështje mbi zhvillimin dhe përdorimin e statistikave në përgjithësi dhe për të rishikuar programet e punës, përbëhet nga 46 anëtarë, 7 prej të cilëve janë me përfaqësi të përhershme dhe pjesa tjetër me mandat të rinovueshëm si përfaqësues të zyrave kombëtare statistikore, përdorues të të dhënave, përfaqësues të bankave të zhvillimit, organizatave ndërkombëtare, donatorë të statistikave dhe përfaqësues të biznesit.

Takimi vjetor i Bordit për vitin 2015 u organizua në muajin Prill, në Paris. Disa nga çështjet e diskutuara ishin ato mbi rolin e statistikave në zhvillimin dhe prodhimin e treguesve të zhvillimit të qendrueshëm, informacionin mbi udhërrëfyesit për informimin mbi revolucionin e të dhënave, përditësimin mbi punën e kryer për Udhëzuesin për hartimin e Strategjive Kombëtare për Zhvillimin e Statistikave, përcaktimin e rolit dhe objektivave të kësaj platforme për periudhën në vijim 2016 – 2020.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.