🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,816 ▼0.12%
DOW 47,950 ▼0.49%
NASDAQ 22,878 ▲0.24%
NAFTA 99.19 ▲1.35%
ARI 4,792 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,478 ▲ +0.33% ETH $2,225 ▲ +0.22% XRP $1.3483 ▼ -0.41% SOL $84.3200 ▲ +0.57%
S&P 500 6,816 ▼0.12 % DOW 47,950 ▼0.49 % NASDAQ 22,878 ▲0.24 % NAFTA 99.19 ▲1.35 % ARI 4,792 ▼0.54 % S&P 500 6,816 ▼0.12 % DOW 47,950 ▼0.49 % NASDAQ 22,878 ▲0.24 % NAFTA 99.19 ▲1.35 % ARI 4,792 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Inteligjenca amerikane: Dosja për Trump nuk është e besueshme

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, James Clapper, bisedoi dje në mëngjes me presidentin e zgjedhur të vendit, Donald Trump, për t’i mohuar se raporti ku thuhet se agjentët rusë kanë informacion komprometues për manjatin njujorkez nuk është filtruar nga Inteligjenca amerikane.

Në një deklaratë, Clapper tha se ka biseduar me presidentin e zgjedhur për t’i përcjellë “shqetësimin e thellë” për “rrjedhjet” që janë shfaqur në shtyp dhe tha se të dy ranë dakord se një informacion i tillë është “shumë i dëmshëm” për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

“Gjithashtu kemi diskutuar mbi dokumentin e një kompanie private të sigurisë, që ka qarkulluar gjerësisht në muajt e fundit mes medias, anëtarëve dhe stafit të Kongresit edhe para se komuniteti i inteligjencës të kishte prova”, shpjegoi ai.

Clapper ka thënë se i ka “theksuar” Trumpit se “ky dokument” nuk është “një produkt i Komunitetit të Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara” dhe nuk beson se “rrjedhjet erdhën nga Komuniteti i Inteligjencës”.

Ai ka thënë gjithashtu se agjencitë e inteligjencës nuk e kanë vlerësuar burimin e këtyre informacioneve si “të besueshëm”.

“Komuniteti i zbulimit nuk ka bërë asnjë vlerësimin nëse ky dokument është i besueshëm dhe nuk mbështetmi tek ai për konkluzionet tona”, theksoi Clapper.

Në fund, Drejtori i Zbulimit Kombëtar ka thënë se Trump ka shprehur mirënjohje ndaj “të gjithë burrave dhe grave” të Komunitetit të Inteligjencës, të cilët janë “të gatshëm” t’i shërbejnë qeverisë së tij dhe popullit amerikan.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.