☁️
Tiranë 22°C · Vranët 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 99.99 ▼2.43%
ARI 4,390 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,309 ▲ +0.64% ETH $2,515 ▲ +2.8% XRP $1.3645 ▲ +1.75% SOL $101.8200 ▲ +2.64%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 99.99 ▼2.43 % ARI 4,390 ▼0.39 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 99.99 ▼2.43 % ARI 4,390 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Rrugë të reja për parcelat në Lushnje, ndërhyrjet në Golem lehtësojnë punën e fermerëve

Hapja dhe përmirësimi i rrugëve të parcelave bujqësore në zonat kodrinore të Lushnjës po kryhet me përparësi nga ndërmarrja e shërbimeve në këtë bashki.

Në njësinë administrative Golem, kërkesat e shumta të fermerëve për ndërhyrje detyruan pushtetin lokal të nisë punën për krijimin e rrugëve që çojnë në tokat bujqësore.

Sipas banorëve, tashmë ata e kanë më të lehtë të fusin mekanikën bujqësore për të kryer punimet e tokës dhe kjo do të bëjë të mundur edhe qarkullimin e produkteve të zonës drejt tregjeve të shitjes. Mungesa e këtyre rrugëve i kishte penguar për zhvillimin e aktivitetit bujqësor.

“Ka qenë e pamundur, kemi pasur shumë vështirësi. Tani jemi shumë të kënaqur sepse rrugët janë bërë shumë mirë. Punimet janë bërë shumë të mira” – u shpreh një prej banorëve.

“Ishte një nevojë urgjente për këto rrugë sepse ishim pa rrugë. Kjo punë që është bërë tani është shumë e vlerësuar edhe nga banorët sepse kjo ka qenë një nga kërkesat e tyre të përvitshme” – u shpreh kryeplaku i fshatit.

Sigurimi i mjeteve të duhura të punës ka sjellë hapjen e 40 km rrugë bujqësore në fshatrat Shegas, Allprenaj dhe Golem.

Gjerësia 4.5 metra bën të mundur kalimin e mjeteve të punës si traktorë dhe autokombajna për të kryer punën në çdo parcelë bujqësore.

“Kemi marrë masat dhe nga Bashkia Lushnje do na mundësohet një mjet për të hapur rrugët kryesisht në zonat kodrinore ku ndodhen ullishtet. Aktualisht janë hapur më shumë se 45 apo diçka më tepër kilometra dhe kemi edhe diku 10 kilometra në njësinë Golem i Madh” – u shpreh Orsel Sulovari, kryetar i njësisë administrative Golem.

Kjo zonë është e njohur kryesisht për kultivimin e ullirit. Investimet në infrastrukturën rurale janë thelbësore në Bashkinë Lushnjë, e cila në këtë mënyrë mbështet fermerët për të mos braktisur tokat bujqësore.

/rtsh.al/

The post Rrugë të reja për parcelat në Lushnje, ndërhyrjet në Golem lehtësojnë punën e fermerëve appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.