☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 89.48 ▼1.15%
ARI 4,082 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,160 ▼ -5.28% ETH $2,238 ▼ -7.45% XRP $1.1978 ▼ -9.13% SOL $90.1200 ▼ -6.93%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.48 ▼1.15 % ARI 4,082 ▼0.78 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.48 ▼1.15 % ARI 4,082 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Politika

Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Gjeneral Luciano Portolano, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dhe partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë.

Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e vyer të Italisë në procesin e integrimit Euroatlantik të Shqipërisë, si dhe mbështetjen e vazhdueshme në transformimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare përmes edukimit, trajnimit dhe rritjes së kapaciteteve mbrojtëse.

Presidenti i Republikës vlerësoi bashkëpunimin në kuadër të misioneve ndërkombëtare të NATO-s dhe BE-së, ku trupat shqiptare dhe italiane kanë shërbyer së bashku në operacione në Afganistan, Kosovë, Letoni, Bullgari dhe Bosnje dhe Hercegovinë.

Presidenti Begaj shprehu mirënjohje për kontributin Italisë dhe për mbështetjen e dhënë ndaj trupave shqiptare.

Gjatë takimit u theksua edhe rëndësia e misionit KFOR për garantimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë e në rajon, duke e konsideruar atë si një prioritet strategjik për stabilitetin afatgjatë të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Republikës shprehu bindjen se bashkëpunimi mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Italisë do të vijojë të forcohet më tej në funksion të sigurisë, paqes dhe prosperitetit të përbashkët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.