🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,486 ▼1.35%
DOW 45,968 ▼1.28%
NASDAQ 21,420 ▼1.93%
NAFTA 113.01 ▲12.87%
ARI 4,620 ▼4.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $65,865 ▼ -4% ETH $2,021 ▼ -5.23% XRP $1.2820 ▼ -5.31% SOL $76.9900 ▼ -7.61%
S&P 500 6,486 ▼1.35 % DOW 45,968 ▼1.28 % NASDAQ 21,420 ▼1.93 % NAFTA 113.01 ▲12.87 % ARI 4,620 ▼4.02 % S&P 500 6,486 ▼1.35 % DOW 45,968 ▼1.28 % NASDAQ 21,420 ▼1.93 % NAFTA 113.01 ▲12.87 % ARI 4,620 ▼4.02 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Politika

Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

Në seancën e sotme plenare, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ngriti shqetësimin për inkriminimin e Policisë së Shtetit, duke e cilësuar atë si një plagë të madhe kombëtare që cenon sigurinë e vendit. Ai tha se Policia është e ekspozuar ndaj korrupsionit dhe infiltrimit të krimit të organizuar, ndërsa vetingu i nisur brenda saj duket si “gjueti shtrigash

“Inkriminimi i Policisë së Shtetit nuk është akuzë politike, por fakt i njohur dhe kjo është një plagë e madhe kombëtare, që cenon sigurinë kombëtare. Policia e Shtetit është e ekspozuar në mënyrë serioze ndaj korrupsionit dhe infiltrimit të krimit të organizuar. Edhe pese në ka nisur një veting brenda Policisë së Shtetit ajo duket si “gjueti shtrigash”.  Ka emra konkret kur punonjës të policisë kanë lehtësuar aktet kriminale dhe kanë bashkëpunuar me krimin duke rezultuar të përfshirë në aferat kriminale. Atentati afër Rinasit tregoi se si efektivët ishin të lidhur me krimin dhe implikimin e tyre. Është e pamundur që të bëhet një atentat në Aeroport ku mbrohet nga siguria më e madhe e vendit, vetëm atë ditë nuk gjeje dot një këmbë polici. inkriminimi i policisë nuk i jep dot sigurinë asnjë qytetari shqiptar”, tha Balliu.

Nga ana tjetër, Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, u përgjigj duke theksuar se besimi te Policia e Shtetit është themel i shtetit të së drejtës dhe nuk duhet të dëmtohet nga narrativa politike. Ai pranoi se ka raste shkeljesh, por shtoi se adresimi i tyre e bën shtetin më të fortë.

“Besimi te polica e shtetit dhe siguria e qytetarëve nuk është vetëm debat politik, por prek themelet e shtetit të së drejtës. Duhet t’u qëndrojmë fakteve dhe raporteve ndërkombëtare që nuk mund t’i lexojmë në mënyrë të pjesshme si për kritikat dhe vlerësimet e bëra vitet e fundit. Humbja e besimit mbi Policinë e Shtetit dëmton stabilitetin dhe sigurinë e vendit dhe nuk i shërben askujt. Po, ka probleme, për fat të keq ka raste të shkeljeve dhe nga ata që kanë tradhtuar uniformen e shtetit, por adresimi i problematikave e bën një shtet të fort. Kemi rritur bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtar që ka çuar në rritje të indicieve dhe operacione kundër krimit dhe rritjen e operacioneve të përbashkëta me partnerët ndërkombëtar. Kemi një rekord të sekuestrimit të pasurisë së krimit, kemi goditur aktivitetet e pastrimit të parave etj.”, tha Lamallari.

Lamallari shtoi se Policia e Shtetit është në një fazë transformimi të thellë dhe ka detyrim ligjor t’i shërbejë vendit dhe qytetarëve, pavarësisht narrativave politike të ditës.

“Në dy vitet e fundit policia ka hyrë në një fazë të transformimit të thellë dhe në 2025 raporti i Komisionit Evropian thuhet se Shqipëria ka shënuar progres të qëndrueshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Edhe raporti i DASH për 2025 ka theksuar se Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër krimit të organizuar. Gjatë 2025 kemi 180 punonjës që janë në hetim administrativ nëse janë shkelje të rënda ligji përcakton qartë përjashtimin e tyre dhe nëse janë të lehta ka ulje në gardë e masa të tjera disiplinore si dhe ka pasur 179 punonjës të pezulluar. Policia e Shteti teksa përballet me krimin dhe emergjencat përballet edhe me narrativat politike të ditës që nuk ia ka për borxh askujt. Policia ka detyrim ligjor t’i shërbejë vendit dhe qytetarëve pa ndikuar nga balta që për fat të keq përfshinë këdo”, tha Lamallari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.