☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,804 ▼0.19%
DOW 51,211 ▼0.6%
NASDAQ 27,520 ▼0.29%
NAFTA 88.43 ▼1.13%
ARI 4,136 ▼1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $83,460 ▼ -2.43% ETH $2,564 ▼ -4.77% XRP $1.4257 ▼ -5.28% SOL $116.2300 ▼ -3.79%
S&P 500 7,804 ▼0.19 % DOW 51,211 ▼0.6 % NASDAQ 27,520 ▼0.29 % NAFTA 88.43 ▼1.13 % ARI 4,136 ▼1.22 % S&P 500 7,804 ▼0.19 % DOW 51,211 ▼0.6 % NASDAQ 27,520 ▼0.29 % NAFTA 88.43 ▼1.13 % ARI 4,136 ▼1.22 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Politika

“Intervista e Hoxhës u deformua”, Rama i përgjigjet gazetarit: Kushdo e përdor sipas dëshirës, Italia atë që kërkon e merr nga Shqipëria

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi artikullin e publikuar një ditë më parë nga gazetari Eddy Wax i Euractiv për deklaratën e bërë nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha në lidhje me marrëveshjen e emigrantëve Shqipëri-Itali.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama iu drejtua gazetarit duke deklaruar se citimi i shkurtuar nga fjala e ministrit Hoxha ishte çorientues dhe mund të përdorej nga kushdo me një interes ideologjik të caktuar.

“I dashur Eddy Wax, e kuptoj që është argëtuese të krijohet një histori “Edi kundër Eddy”, por këtu realisht nuk ka vend për një gjë të tillë, sepse së pari, unë nuk u ankova për Edi-n tjetër, dhe së dyti, tani që ti me bujari publikove transkriptin e plotë, është krejtësisht e qartë se citimi i shkurtuar ishte mjaftueshëm çorientues që kushdo me një interes ideologjik të caktuar ta përdorte sipas dëshirës së vet”, shkruan Rama.

Kryeministri sqaron se me gazetarin nuk ka asnjë hatërmbetje, teksa thekson se çfarë Italia kërkon nga Shqipëria e merr.

“Por sinqerisht, aspak hatërmbetje. Njëri Eddy duhet të bëjë atë që dëshiron, dhe Edi tjetër duhet ta durojë atë. Në fund të fundit, thelbi mbetet i pandryshuar: Çfarë Italia kërkon nga Shqipëria, Italia e merr nga Shqipëria”, shkruan Rama.

Një ditë më parë, ministri Hoxha u pyet mbi mundësinë e rinovimit të protokollit pas përfundimit të periudhës fillestare pesëvjeçare në lidhje me marrëveshjen për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë, duke u përgjigjur se deri atëherë Shqipëria mund të jetë shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe situata mund të jetë ndryshe. Ndërkohë që Euractiv publikoi pak momente më vonë shkrimin e gazetarit Eddy Wax sipas të cilit “Shqipëria nuk do ta zgjasë marrëveshjen e migracionit me Italinë përtej vitit 2030”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.