Teknologji

iPad Air 2 – tableti më i hollë në botë?

ipad-air-2-ndash-tableti-m-euml-i-holl-euml-n-euml-bot-euml_hdiPad Air 2 pritet të prezantohet zyrtarisht më 15 tetor, dhe disa raporte të reja mediale pretendojnë se Apple do ta pozicionojë atë si “tabletin më të hollë në botë” deri më tani.

Këto deklarata vijnë nga burime anonime brenda kompanisë Apple, duke shtuar se tableti i ri i kompanisë do të sjell dizajn unik dhe ndriçim të ri të ekranit, dhe këto tipare do ta bëjnë iPad Air 2 tablet më të hollë për 0.5mm sesa versioni aktual.

iPad Air aktual është 7.5mm i hollë, dhe me këtë ndryshim, iPad Air 2 do të jetë vetëm 7mm i hollë.

Mirëpo, për ta shitur si tabletin më të hollë në botë, Apple duhet të punojë edhe pak në këtë drejtim, pasi që tableti i kompanisë Sony, Xperia Z2 Tablet është vetëm 6.4mm i hollë.

Por Apple gjithnjë e ka mundësinë që të thotë se iPad Air 2 është tableti më i hollë i kompanisë, deri më sot.

Përveç hollësisë, iPad Air 2 pritet të sjell dizajn të ngjashëm me paraardhësin e tij, edhe pse për ta ditur saktësisht këtë detaj duhet të pritet data zyrtare e lansimit të tabletit të Apple.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button