🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.21%
DOW 52,868 ▲0.02%
NASDAQ 26,009 ▼2.6%
NAFTA 101.01 ▲1.55%
ARI 4,038 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,600 ▼ -0.45% ETH $2,393 ▼ -0.43% XRP $1.3169 ▼ -0.86% SOL $103.8600 ▼ -0.64%
S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 101.01 ▲1.55 % ARI 4,038 ▼0.55 % S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 101.01 ▲1.55 % ARI 4,038 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Bota

IRAN – Araghchi: Diplomacia me SHBA-në nuk është e pamundur

TEHERAN, 28 gusht /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e ka lënë derën hapur për një zgjidhje diplomatike në konfliktin e bllokuar me Shtetet e Bashkuara, duke shkruar në X sot në mëngjes se “rivendosja e diplomacisë në rrugën e duhur nuk është e pamundur”.

Araghchi shkroi se kjo varet, megjithatë, nga kuptimi i SHBA-së se “presioni nuk funksionon”.

“SHBA-të duhet të ndërtojnë besim, të flasin me respekt, të pranojnë të drejtat tona dhe të mbajnë angazhimet”, shtoi ai.

Në ditët e fundit, shtetet rajonale kanë nisur një raund të ri përpjekjesh diplomatike, rreth gjashtë muaj pas fillimit të luftës me Iranin.

Shefi i ushtrisë pakistaneze, Asim Munir, ishte në Teheran të hënën, i ndjekur nga ministri i Jashtëm i Omanit, Badr al-Busaidi të martën.

Të enjten, kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, u takua me Araghchin.

Sipas raporteve të medias iraniane, bisedimet me Omanin u përqendruan kryesisht në një rihapje të mundshme të Ngushticës së Hormuzit.

Në këmbim, Irani po kërkon lëshime nga qeveria amerikane që u ranë dakord në një marrëveshje kornizë në qershor.

Ndërkohë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po kërkon të ushtrojë presion mbi Teheranin përmes një fushate gjithëpërfshirëse sanksionesh që synojnë lidhjet ekonomike të Iranit me pjesën tjetër të botës./ /os/ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.