☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,552 ▼0.91%
DOW 46,297 ▼0.8%
NASDAQ 21,701 ▼1.34%
NAFTA 117.46 ▲4.49%
ARI 4,655 ▼0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,019 ▼ -2.43% ETH $2,075 ▼ -4.25% XRP $1.2999 ▼ -3.48% SOL $78.7700 ▼ -4.18%
S&P 500 6,552 ▼0.91 % DOW 46,297 ▼0.8 % NASDAQ 21,701 ▼1.34 % NAFTA 117.46 ▲4.49 % ARI 4,655 ▼0.63 % S&P 500 6,552 ▼0.91 % DOW 46,297 ▼0.8 % NASDAQ 21,701 ▼1.34 % NAFTA 117.46 ▲4.49 % ARI 4,655 ▼0.63 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Politika

“Irani, financues i terrorizmit”, Balla flet për rezolutën: Po përballemi me akte armiqësore nga Tehrani

Në seancën e sotme plenare, Kuvendi i Shqipërisë pritet të diskutojë dhe të votojë një rezolutë që do të shpallë si organizatë terroriste të Gardës Revolucionare e Iranit (IRGC), si dhe Iranin shtet financues të terrorizmit.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi se iniciativa vjen në një kontekst të ndjeshëm për sigurinë kombëtare, duke kujtuar se vetëm pak ditë më parë Kuvendi ishte shënjestër e një sulmi kibernetik.

Sot nuk kemi të bëjmë me incidente të zakonshme teknologjike, por me akte armiqësore që synojnë destabilizimin e institucioneve demokratike dhe funksionimin normal të shtetit,” u shpreh Balla.

Sipas tij, “rezoluta synon të adresojë këtë realitet duke dënuar qartë çdo formë të mbështetjes shtetërore për terrorizmin, përdorimin e grupeve proxy për destabilizim, si dhe mjetet hibride, përfshirë sulmet kibernetike ndaj institucioneve sovrane”.

Dokumenti i propozuar i bën thirrje qeverisë shqiptare që, në përputhje me legjislacionin vendas dhe në koordinim të plotë me aleatët ndërkombëtarë, të ndërmarrë hapat për shpalljen e Gardës Revolucionare të Iranit dhe Hezbollahut si organizata terroriste. Gjithashtu, rezoluta synon forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër terrorizmit, duke përfshirë si strukturat shtetërore ashtu edhe rrjetet që operojnë në mbështetje të tyre”, u shpreh Balla.

Ky i fundit u shpreh i keqardhur për mungesën e opozitës në seancën ku pritet të votohet rezoluta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.