☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 17 July 2026
S&P 500 7,534 ▼0.51%
DOW 52,553 ▼0.2%
NASDAQ 25,882 ▼1.47%
NAFTA 78.94 ▲0.84%
ARI 3,986 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $63,832 ▼ -1.17% ETH $1,862 ▼ -2.81% XRP $1.0880 ▼ -2.02% SOL $75.4100 ▼ -1.9%
S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 78.94 ▲0.84 % ARI 3,986 ▼0.15 % S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 78.94 ▲0.84 % ARI 3,986 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
17 Jul 2026
Breaking
Bota

NASA publikon foton e një perëndimi të Tokës nga astronautët e Artemis II

Më shumë se 57 vjet pas fotografisë së parë të një ”lindjeje të Tokësll të realizuar nga një astronaut i “Apollo 8″, pasardhësit e tyre në misionin “Artemis II” kanë fiksuar një ”perëndim të Tokës”, pas Hënës.

Fotografia u publikua sot  nga NASA.

Ekuipazhi përbëhet nga astronautët amerikanë Reid Wiseman, Christina Koch dhe Victor Glover, si edhe kanadezi Jeremy Hansen.

Fotografia është realizuar dje, në momentin kur kapsula “Orion” po kryente orbitë rreth Hënës.

Pamja të kujton menjëherë foton legjendare të misionit “Apollo 8″, të realizuar më 24 dhjetor 1968 nga astronauti amerikan William Anders, gjatë fluturimit të parë të njerëzve rreth Hënës, së bashku me Frank Borman dhe Jim Lovell.

Misioni “Apollo 8” u soll rrotull Hënës 10 herë pa u ulur në të, dhe gjatë një prej orbitave, Anders fotografoi Tokën blu që ngrihej mbi horizontin e zymtë dhe të zhveshur të Hënës, një imazh që do të bëhej simbol i historisë njerëzore në hapësirë.

“Ne bëmë gjithë këtë rrugë për të eksploruar Hënën, por gjëja më e rëndësishme që zbuluam ishte Toka”, kishte deklaruar Anders pas kthimit.

Fotografia “Earthrise” konsiderohet si një nga imazhet më të rëndësishme në histori dhe në vitin 2003 u përfshi në librin e revistës ”Life” “100 fotografi që ndryshuan botën”./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.