Ekonomia

Ironia e britanikëve: Po dolëm nga BE, do të shkojmë për pushime në Shqipëri

Britania e Madhe do të mbajë referendum në fund të qershorit për të vendosur nëse do të qëndrojë në Bashkimin Europian apo jo.

Në këtë debat është përfshirë edhe Shqipëria, pasi një pjesë e madhe e anglezëve mendojnë se shumë kriminelë shqiptarë fshihen në Angli, dhe nëse vendi ynë do të anëtarësohet në BE, atëherë shqiptarë do ta kenë më të lehtë të emigrojnë në shtetin ishullor.

Një artikull i sotëm i ‘The Guardian’ shkruan se tashmë britanikët duhet të mendojnë që të kufizojnë shumë gjëra nëse dalin nga Bashkimi Europian. Mes disa kufizimeve dhe raporteve me vendet e tjera, sërish përmendet Shqipëria.

Duke qenë se vendi ynë është jashtë BE-së, anglezët duhet të fillojnë të mendojnë t’i kalojnë pushimet në Shqipëri.

“Islanda, Moldavia, Kosova apo Andorra. Thonë se Ukraina është mirë në këtë periudhë të vitit. Mezi po pres që të bëj pushimet në një bunker të epokës komuniste që është kthyer në hotel”, shkruan ndër të tjera ‘The Guardian’ duke ironizuar.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button