🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.35 ▼0.11%
ARI 3,970 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,138 ▼ -1.28% ETH $2,259 ▼ -0.56% XRP $1.2519 ▲ +0.51% SOL $92.6100 ▼ -1.53%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.35 ▼0.11 % ARI 3,970 ▲0.01 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.35 ▼0.11 % ARI 3,970 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

Ergys Agasi u la në burg, avokati Maks Haxhia: Prokuroria nuk solli asnjë provë për korrupsion! Për lidhjet me Karçanajn&#

Avokati i biznesmenit Ergys Agasi, Maks Haxhia, deklaroi sot (28 gusht) pas përfundimit të seancës së masës së sigurisë ku u dha “arrest me burg” për klientin e tij, se SPAK nuk tregoi prova sa i takon akuzës së re që iu bashkëngjit klientit të tij, për korrupsion pasiv.

Haxhia iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, teksa shpjegoi se nuk kishte më akuzë për pengmarrje, e cila kishte rënë.

“Po kërkojmë që të na paraqesë prokuroria se ku qëndron prova për korrupsion. Këto janë masa që merr prokurori për të siguruar procesin e vetë, për të mos dështuar. Prokuroria nuk ka folur fare për këtë moment! E them me përgjegjësi të plotë. Pretendimi i Agasit është shkëputja e kontekstit, 2 apo 4, nuk ka të bëjë fare me atë që pretendon. Nuk është sjellë si moment prove”, tha ai mes të tjerash.

I pyetur se cila është marrëdhënia e Ergys Agasit me Mirlinda Karçanajn, ai tha:

“Duhet të pyesni atë!”.

Kurse pyetjes së ku ishte fshehur biznesmeni gjatë kësaj kohe, iu përgjigj shkurtimisht:

“Nuk është për mua as kjo pyetje!”.

Në lidhje me akuzat e ngritura ai shpjegoi veprat penale të SPAK, duke sqaruar se ajo e pengmarrjes kishte rënë.

“Problemi është që akuza e heqjes së paligjshme të lirisë në drejtim të zotit Agasi me analizat që iu bënë provave të administruara dhe vendimeve të prokurorisë, tregoi dhe çoi në çlirimin e kësaj akuze në ngarkim të zotit Agasi. Ajo që na bëri optimist është se organi i akuzës. Akuza për korrupsion pasiv, pasiguria e materialit të paraqitur deri tani e ka ndjekur akuzën për të qëndruar në pozitat e presionit ndaj gjykatës, sot u paraqit kjo akuzë. Klienti foli dhe dha shpjegime dhe insistoi e provoi se nuk ka qenë kurrë pjesëmarrës në tendera, nuk ka pasur asnjë përfitim dhe nëpërmjet tenderimin dhe nuk ka qenë pjesë e grupeve kriminale në presione të ndryshme”, u shpreh avokati Haxhia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.