🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,869 ▲ +0.88% ETH $2,026 ▲ +2.26% XRP $1.3503 ▲ +0.99% SOL $83.4200 ▲ +0.49%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kosova

Ish-ushtari serb: Më shtrenjtë kushtonte një plumb serb sesa një civil shqiptar

Një ish-ushtar serb, identiteti i të cilit është anonim, në një intervistë për emisionin ‘Parrotlla’ ka rrëfyer se në vitin 1998-1999 është detyruar me forcë nga eprorët e tij që të vrasë shqiptarë, por thotë se nuk ka mundur.

“Pse ta bëja unë këtë, pse të vrisja njerëz të pafajshëm, gra të pafajshme, fëmijë të pafajshëm”, ka thënë ish-ushtari serb.

Ai thotë se aksionet e tyre ndaj shqiptarëve i kanë zhvilluar në çdo vend të Kosovës, si në qytete, ashtu edhe në fshatra. Grupi i njohur serb ‘Shakalli’, sipas tij, ka vrarë serbë, për t’ua faturuar pastaj shqiptarëve.

“Këta njerëz kanë bërë shumë tmerre ndaj shqiptarëve. Kanë shkuar dhe kanë vrarë edhe vetë serbët dhe ua kanë faturuar pastaj shqiptarëve”, theksoi ai. Ai thotë se gjenerali i cili u ka dhënë urdhrat ka qenë Vekoslav Vukicevic.

Ish ushtari serb ka thënë se gjatë luftës së fundit në Kosovë ka parë pushkatime, përdhunime e masakra të shumta që janë bërë ndaj shqiptarëve.

Ai tregon se në zonën e Mitrovicës kudo që kanë parë civilë shqiptarë, i kanë vrarë ose kanë bërë me ta çfarë kanë dashur.

“Ku kanë mundur t’i zënë, e kanë vrarë kë kanë dashur. Edhe unë kam mundur por kam thënë që kurrë s’e bëj. Kush pyeste… Më shtrenjtë kushtonte një plumb serb sesa një civil shqiptar”, ka thënë snajperisti serb.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.