Kronika e zeze

Itali, shqiptari vret me thikë në zemër gruan teksa fëmijët flinin

carabinieriNjë 44-vjeçar shqiptar, rezident në Itali, ka vrarë gruan e tij me një goditje thike në zemër gjatë një grindjeje, pastaj ka njoftuar karabinierët dhe është vetëdorëzuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një apartament në Kazela, në rrugën “Scrivia” në Gjenovë të Italisë.

Çifti ka dy fëmijë, të cilët në momentin e aktit makabër, ishin duke fjetur. Shqiptari, i njohur për forcat e rendit në këtë zonë, ka pasur një konflikt të rëndë me bashkëshorten dhe pas kësaj e qëlluar për vdekje 30-vjeçaren.

Tashmë 44-vjeçari akuzohet për vrasje me qëllim dhe është dërguar në qelitë e paraburgimit të Gjenovës.

Me të marrë njoftimin nga autori përmes telefonit, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke e arrestuar shqiptarin. Policia italiane nuk e ka bërë të ditur emrin e autorit dhe të viktimës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button