☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 12 March 2026
S&P 500 6,776 ▼0.08%
DOW 47,417 ▼0.61%
NASDAQ 22,716 ▲0.08%
NAFTA 92.54 ▲6.06%
ARI 5,185 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $69,671 ▲ +0.09% ETH $2,041 ▲ +1.02% XRP $1.3764 ▼ -0.11% SOL $85.5900 ▲ +0.22%
S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 92.54 ▲6.06 % ARI 5,185 ▲0.12 % S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 92.54 ▲6.06 % ARI 5,185 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Breaking
Maqedonia

Ivanov: Nga aspekti juridik gjithçka është e qartë dhe e pastër me faljet!

Vendimin për falje e ka marrë në bazë të të drejtave që i janë dhënë në Kushtetutën dhe në Ligjin për falje. Nga aspekti juridik gjithçka është e qartë dhe e pastër, kështu ka thënë kryetari Gjorge Ivanov në intervistën për “Dnevnik, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Janë paraqitur interpretime të ndryshme dhe kontestime të bazës së këtillë juridike. Nga gjithë ky debat kemi mundur të mësojmë sesa autoritete të rreme kemi pasur në shtet. Kemi mësuar sesa lehtë prishet autoriteti personal që të përshtatet në strukturë të caktuar politike ose sa ndikon në qëndrimin profesionist fakti kur do t’iu vendosin në listë për këshilltarë”, thotë presidenti i Maqedonisë.

Ivanov shton se të gjitha argumentet se pse e ka marrë këtë vendim për abolim i ka elaboruar në fjalimin e 12 prillit.

“Atëherë, thotë kam përmendur në situatën reale me të cilën përballemi dhe nevojën e pajtimit. Këtë e kam bërë sepse qytetarët i përcjellin ngjarjet çdo ditë, por nuk munden ta pasqyrojnë pamjen e përgjithshme të krizës nga fillimi i saj,  thellimin dhe kulminacionin. Njëherit, nëse në vitin 2001, kur kemi pasur konflikt të armatosur maqedono-shqiptar, kemi dalë nga ajo gjendje me pajtim, respektivisht Kuvendi miratoi aministi të përgjithshme, atëherë pse edhe tani, kur kemi përleshje të ashpër ndërmaqedonase, e cila kërcënohej të dalë nga kufiri i normales, unë si kryeta të mos ofrojë mënyrë për pajtim përmes aminsitisë të të gjithëve të kyçur në krizë. Për këtë në vendimin për falje janë përfshirë përfaqësues edhe nga pushteti edhe nga opozita”, sqaron presidenti Ivanov.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.