☁️
Tiranë 14°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,694 ▼0.32%
DOW 46,779 ▼0.46%
NASDAQ 22,422 ▼0.26%
NAFTA 97.68 ▲2.25%
ARI 4,879 ▼2.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $72,164 ▼ -1.86% ETH $2,235 ▼ -3.84% XRP $1.4663 ▼ -2.06% SOL $90.3100 ▼ -3.51%
S&P 500 6,694 ▼0.32 % DOW 46,779 ▼0.46 % NASDAQ 22,422 ▼0.26 % NAFTA 97.68 ▲2.25 % ARI 4,879 ▼2.58 % S&P 500 6,694 ▼0.32 % DOW 46,779 ▼0.46 % NASDAQ 22,422 ▼0.26 % NAFTA 97.68 ▲2.25 % ARI 4,879 ▼2.58 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Bota

Izraeli kërkon fonde nga SHBA për raketat kundër Iranit

Publikisht, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë përplasur mbi çështjen e programit bërthamor të Iranit, me pakënaqësitë tashmë të shfaqura hapur nga të dyja palët.

kjo-euml-sht-euml-dhurata-amerikane-e-radh-euml-s-p-euml-r-izraelin_hdPor larg syve të medias, shteti hebre i ka drejtuar Uashingtonit një apel që tregon se marrëdhëniet mes tyre nuk janë aq të acaruara sa duken.

Izraeli kërkon nga Amerika më shumë fonde për sistemin e tij të mbrojtjes anti-raketë me argumentin se i nevojiten për t’i bërë ballë programit gjithmonë e më të zhvilluar iranian të raketave balistike.

Siç pohuan ligjvenësit republikanë për CNN, pretendimi është të miratohen 300 milionë dollarë shtesë mbi fondet ekzistuese të mburojës raketore, që do të thotë gati dy herë më shumë sesa 155 milionë dollarët e kërkuar Kongresit nga Pentagoni.

Për të parën herë, sipas të njëjtave burime, Izraeli i kërkon Shteteve të Bashkuara financimin e raketës “Arrow 3”, e krijuar të godasë raketat balistike të Iranit me rreze të gjatë veprimi, si dhe për sistemin mbrojtës të përdorur për raketat me rreze veprimi të shkurtër.

Nuk dihet sesi do reagojë Pentagoni ndaj këtij propozimi, por privatisht, thotë CNN, disa janë të gatshëm të tregojnë se me buxhetin aktual të mbrojtjes edhe kështu është në ngërç, pasi do të nevojiteshin shkurtime të mëtejshme të fondeve të Pentagonit, gjë që nuk ka fort gjasa të ndodhë.

Se cili është niveli i mbështetjes amerikane për sigurinë e Izraelit, këtë e theksoi edhe një herë Susan Rice. “Vitin e kaluar i dhamë Tel Avivit paketën më të madhe të asistencës për këtë qëllim dhe ato ishin para të shpenzuara mirë, sepse shkuan direkt në forcimin e aftësive të izraelit për të mbrojtur veten në një zonë shumë të ashpër”, deklaroi këshilltarja e sigurisë kombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.