🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,722 ▲0.34%
DOW 47,075 ▲0.27%
NASDAQ 22,465 ▲0.4%
NAFTA 94.44 ▲2.14%
ARI 5,005 ▲0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,240 ▲ +0.59% ETH $2,332 ▲ +1.33% XRP $1.5211 ▲ +0.65% SOL $94.6100 ▲ +0.7%
S&P 500 6,722 ▲0.34 % DOW 47,075 ▲0.27 % NASDAQ 22,465 ▲0.4 % NAFTA 94.44 ▲2.14 % ARI 5,005 ▲0.05 % S&P 500 6,722 ▲0.34 % DOW 47,075 ▲0.27 % NASDAQ 22,465 ▲0.4 % NAFTA 94.44 ▲2.14 % ARI 5,005 ▲0.05 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Izraeli përgëzon Shqipërinë pas rezolutës për Iranin

Dëshmuat dimension të qartë moral në politikën e jashtme

Izraeli ka reaguar pas miratimit në Kuvendin e Shqipërisë, më 17 mars, të rezolutës që shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit.

Ministri i Jashtëm i Izraelit Gideon Sa’ar shkruan në një postim në rrjetin social Xse kjo ishte një rezolutë historike, ndërsa etiketon homologun e tij shqiptar, ministrin Ferit Hoxha.

“E vlerësoj kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe Kuvendin e Shqipërisë për rezolutën historike të miratuar sot, duke e shpallur Republikën Islamike të Iranit një shtet mbështetës të terrorizmit. Sipas fjalëve të rezolutës: Terrorizmi në të gjitha format e tij përbën një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike. Ky është një tjetër demonstrim i dimensionit të qartë moral në politikën e jashtme të Shqipërisë.”, shkruan Sa’ar.

Ky reagim vjen pasi Parlamenti i Shqipërisë miratoi me 79 vota pro rezolutën duke shpallur Republikën Islamike të Iranit si shtet sponsor të terrorizmit dhe si shtet që përdor mjete terroriste. Me vendimin e sotëm Garda Revolucionare dhe Hezbollahu shpallen organizata terroriste.

Në seancë nuk mori pjesë Partia Demokratike, e cila e konsideron si të paligjshme dhe të thirrur në kundërshtim të hapur me rregulloren e Kuvendit. Nga ana tjetër, Taulant Balla është shprehur se Shqipëria me këtë iniciativë qëndron përkrah aleatëve të saj strategjikë dhe kritikoi opozitën se nuk “doli dot mbi interesin e vogël të një proteste pa krye”.

Megjithatë, pas seancës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi një deklaratë të kësaj partie në lidhje me zhvillimet në Iran.

Në deklaratë thuhet se PD-ja e shpall Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste. Më tej theksohet se PD mbështet përpjekjet e SHBA-ve dhe Izraelit për të përmbysur diktaturën mizore teokratike të Ajatollahëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.