Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,682 ▼ -0.13% ETH $1,996 ▼ -1.36% XRP $1.3295 ▼ -1.33% SOL $82.1700 ▼ -1.11%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Bota

Izraeli teston sistemin e ri antiraketor, ministri: Mbrojtje nga Hezbollahu

Izraeli njoftoi se ka testuar me sukses një sistem antiraketor me rreze të gjatë. Sistemi është ndërtuar së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe pritet të vihet në funksionim brenda dy muajve.

1427936399antiraketa-02Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Moshe Yaalon, tha të mërkurën në një fjalim të përbashkët me John Boehner, kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, se testimi i sistemin të ri ishte i suksesshëm dhe ai do të vihet në funksion të plotë gjatë vitit të ardhshëm.

Yair Ramati, kreu i organizatës për mbrojtje raketore të Izraelit, tha se sistemi i ri dhe ai ekzistues do të shërbejnë për mbrojtjen e civilëve izraelitë. Ndërsa Moshe Yaalon shtoi se sistemi është një armë e rëndësishme e mbrojtjes, veçanërisht nga milicia e Hezbollah në Liban.

Izraeli beson se Hezbollahu disponon raketa të shumta  me rreze të gjatë veprimi, të afta për të goditur zona të mëdha në Izrael, duke përfshirë edhe qendrat e mëdha si Tel Avivi dhe Jeruzalemi. Një gjeneral i lartë izraelit tha të mërkurën se në rast të shpërthimit të një konflikti, Hezbollahu mund të lëshojë deri në 1 mijë raketa çdo ditë në Izrael.

Sistemi i ri antiraketor i Izraelit është i aftë të veprojë deri në 300 kilometra largësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.