🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 03 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 101.94 ▼2.98%
ARI 4,645 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941
₿ CRYPTO
BTC $78,400 ▲ +0.27% ETH $2,311 ▲ +0.41% XRP $1.3878 ▲ +0.04% SOL $83.7800 ▼ -0.12%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941
03 May 2026
Breaking
Amerika

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran- Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

Departamenti amerikan i Mbrojtjes po përgatit planin për operacione tokësore në Iran, të cilat nuk do të arrinin në një invazion në shkallë të plotë, por mund të përfshinin mijëra trupa dhe të zgjasnin disa javë ose muaj.

Kështu raporton “The Washington Post” e cila i referohet burimeve të zyrtarëve amerikanë. Sipas medias amerikane, presidenti Donald Trump nuk ka miratuar ende asnjë nga këto plane.

Shtëpia e Bardhë tha se Pentagoni po i jep presidentit “opsione maksimale”, por kjo “nuk do të thotë se Presidenti ka marrë një vendim”.

Planet e mundshme përfshijnë dërgimin e forcave speciale dhe këmbësorisë konvencionale për sulme të zgjatura në zonat bregdetare pranë Ngushticës së Hormuzit, duke përfshirë pushtimin dhe mbajtjen për një kohë të gjatë të ishujve të kontrolluar nga Republika Islamike e Iranit.

Ekspertët paralajmërojnë se mbajtja e territorit do t’i ekspozonte ushtarët amerikanë ndaj rreziqeve shumë më të mëdha se deri tani në këtë luftë, ku tashmë kanë humbur jetën 13 ushtarë amerikanë dhe mbi 300 të tjerë janë plagosur.

Një burim tha se objektivat do të arriheshin për “javë, jo muaj”, ndërsa një tjetër vlerësoi se operacionet mund të zgjasin “dy muaj”.

Ndërkohë, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) i Iranit kërcënoi të dielën se do të sulmojë universitetet amerikane në Lindjen e Mesme, pasi pretendoi se sulmet amerikano-izraelite shkatërruan dy universitete iraniane.“

IRGC u bëri thirrje punonjësve, profesorëve dhe studentëve të universiteteve amerikane në rajon që të qëndrojnë të paktën një kilometër larg kampuseve.

/rtsh.al/

The post SHBA, plan për operacione tokësore në Iran- Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.