☁️
Tiranë 7°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.68 ▼0.03%
ARI 5,021 ▼0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,152 ▲ +3.72% ETH $2,280 ▲ +8.15% XRP $1.4805 ▲ +4.68% SOL $93.9900 ▲ +6.38%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.68 ▼0.03 % ARI 5,021 ▼0.81 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.68 ▼0.03 % ARI 5,021 ▼0.81 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Opinion

Ja pse Pablo Neruda u vra nga regjimi kilian i Augusto Pinoçetit

Nga Paolo Manzo

Pablo Neruda u vra. Lajmi është konfirmuar së fundmi nga ekspertë të UniversitetitMekmaster në Kanada, Universitetit të Kopenhagës në Danimarkë dhe disa studiues kilianë, të cilët kanë investiguar prej kohësh mbi këtë çështje eshtrat e poetit të famshëm, fitues tëÇmimit Nobel pëLetërsisë.

Në fakt, një bakter përgjegjës për botulizmin, ishte gjetur tashmë në vitin 2017 në kockat e Nerudës nga i njëjti grup ekspertësh, duke mohuar versionin e mbështetur gjithmonë nga diktatura Augusto Pinoçet mbi kancerin e prostatës si shkaktar i vdekjes së tij.

Tani grupi i ekspertëve ndërkombëtarë konfirmopërfundimisht ekzistencën e këtyre baktereve në eshtrat e Pablo Nerudës, të cilat “ishin në trupin e tij në momentin e vdekjes, gjë që sipas studiuesve tregon se ai u helmua 12 ditë pas grushtit të shtetit.

“Më në fund e dimë që clostridium botulinum nuk duhet të ishte në skeletin e Nerudës. Çfarë do të thotë kjoQë poeti u vra nga agjentë të shtetit kilian”– thotë Rodolfo Rejes, nipi i poetit, që në cilësinë e avokatit në çështjen gjyqësore për vdekjen e xhaxhait të tij, ka pasur qasje nëraportin e mjekësisë ligjore.

“Testet tregojnë praninë e një sasie të madhe toksine botulinike– shton aiClostridiumbotulinum është një bacil që zakonisht gjendet nën tokë. Por ekipi i ekspertëve kanadezë, danezë dhe kilianë, arriti në përfundimin se ai nuk depërtoi në kufomën e Nerudës nga brenda ose rreth arkivolit të tij, por se e kishte tashmë në trup para se të vdiste.

Toksina mund të shkaktojë paralizë të sistemit nervor dhe në fund vdekje. Megjithatë, sot mbetet e panjohur se si dhe kush e injektoi toksinën në trupin e poetit. “Më në fund u gjet plumbi fatal i Nerudës, dhe ai e kishte në trup. Kush e qëlloi? Do të zbulohet së shpejti por s’ka asnjë dyshim se ai është vrarë me ndërhyrje direkte nga një palë e tretë” tha nipi i tij.

Një pjesë e madhe e familjes së Nerudës, ka mbështetur prej kohësh versionin e ManuelArajas, ish-shoferit personal të poetit, sipas të cilit fituesi i Çmimit Nobel u helmua nga një injeksion në bark nga një agjent sekret i regjimit, i cili ishte i maskuar si mjek në klinikënSanta María në Santiago.

Araja tha për agjencinë e lajmeve Associated Press muajin e kaluar se mendon ende se Neruda nuk do të kishte mbetur vetëm në klinikë, ata nuk do ta kishin vrarë dot“, duke kujtuar se me rekomandimin e poetit të dielën e 23 shtatorit 1973, gruaja e tij, Matilde Urrutia, ishte me të në vilë për të marrë valixhet, të cilat më pas do të çoheshin në Meksikë të nesërmen.

Nga mesi i pasdites, Neruda u kërkoi të ktheheshin shpejt, por më pas vdiq po atë natë. “Ai nuk ishte i sëmurë rëndëSigurisht ishte i sëmurë me kancer. Ecte me vështirësi, kishte dhimbje, por nuk ishte ende gati të vdiste”– thotë Elizabet Flores, avokatja e familjes në një padi civile të hapur në vitin 2011 nga Partia Komuniste Kiliane, anëtar i së cilës ishte Neruda.

Nga ana e tij, nipi i tij Rodolfo Rejes konfirmoi historinë e Arajas:Neruda mendonte të transferohej me banim në Meksikë, sepse nga atje do të kishte shansin të bëhej kundërshtari i madh i Pinoçetit. Ky ishte projekti i tij, por edhe frika e madhe e diktaturës që për ta shmangur atë e helmoi për vdekje.

Për këtë është i sigurt edhe ambasadori meksikan në Kili në kohën e grushtit të shtetit, Gonzalo Martinez Korbalaqë deklaroi pëAP se e kishte takuar Nerudën një ditë para vdekjes së tijPeshonte 100 kilogramë dhe ishte mirë me shëndet!. / Il Giornale” – Bota.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.