☁️
Tiranë 12°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $67,039 ▲ +1.27% ETH $2,027 ▲ +1.97% XRP $1.3532 ▲ +1.01% SOL $83.7100 ▲ +0.57%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ja sektorët ku sot fitohet më shumë, ku ia vlen të hapësh një biznes

Sipas Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve, në vitin 2021, fitimet në ekonomi ishin 258 miliardë lekë, ose rreth 2.2 miliardë euro. Këto fitime u gjeneruan nga një qarkullim vjetor (të ardhura nga shitja e mallrave dhe shërbimeve) prej 2.78 trilionë lekësh, ose rreth 23 miliardë euro.

Norma e fitimit në ekonomi ishte 9.3%, që nënkupton që për 100 lekë të ardhura, bizneset gjeneruan mesatarisht 9.3 lekë fitime.

Normat e fitimit janë rritur ndjeshëm në krahasim me vitin e mëparshëm, kur të gjitha sipërmarrjet vuajtën pasojat e kufizimeve nga pandemia.

Të ndara sipas sektorëve, normat e kthimit kanë diferenca të mëdha.

Të shesësh një apartament ka fitim të shpejtë e të lartë. Sektori më fitimprurës në ekonomi në vitin 2021 ishte aktiviteti i “pasurive të paluajtshme”, me një normë rekord prej 31.9%, nga 28.8% vitin e mëparshëm. Ky aktivitet gjeneroi 14.8 miliardë lekë të ardhura në 2021 (117 milionë euro) dhe fitime prej 37 milionë eurosh.

Biznesi i dytë më fitimprurës në vend është ai i “shërbimeve të informacionit”, me një normë kthimi prej 25.1%.

Shërbimet profesionale” janë sektori tjetër që gjenerojnë fitime të larta, edhe për faktin se është një punë mendore, që nuk ka shumë shpenzime fizike. Norma e fitimit në 2021 ishte 24.7%.

Shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale” vijojnë renditjen, me një normë të deklaruar prej 24.2%. ky sektor ka shënuar dhe rritjen më të lartë të normës së fitimit në krahasim me 2019-n, me 10 pikë përqindje, duke qenë më i fituari nga pandemia, për shkak të interesit të lartë për kryerjen e analizave, apo detyrimit për tampon kur udhëtohej jashtë.

Biznesi i akomodimit”, që përfshin kryesisht hoteleritë ka një kthim prej 16.5%, ndërsa “Shërbimi ushqimor”, apo aktiviteti i bareve dhe restoranteve, një ndër më të preferuarit në vend, ka një kthim zyrtar prej 13.6%.

Ndërtimi” deklaron një normë fitimi mesatar prej 11.3%.

Sipas INSTAT, nga 30 aktivitete ekonomike që deklarohen të detajuara, vetëm pesë prej tyre kanë një normë fitimi më të lartë sesa 20%, nga të cilët vetëm pasuritë e paluajtshme e kanë mbi 30%.

11 sektorë të tjerë fitojnë midis 10-20% në vit.

14 sektorë, ose 46% e totalit të aktiviteteve ekonomike në vend, kanë norma më të ulëta sesa 10% (shiko grafikun: Normat e fitimeve sipas aktiviteteve ekonomike, 2021).

Industria e veshjeve dhe lëkurë-këpucëve, një nga punëdhënësit kryesorë në vend, që ka si avantazh konkurrues koston e ulët të fuqisë punëtore kishte një normë prej 8.5-8.9%.

Ndonëse numri i mediave, sidomos atyre televizive sa vjen e po rritet, të dhënat e INSTAT tregojnë se “Aktivitetet e publikimeve dhe prodhimeve të programeve” kanë një normë të ulët fitimi prej 7.2%, me pothuajse përgjysmim në krahasim me vitet e mëparshme.

Me zhvillimet teknologjike, që kanë mundësuar që shumë persona të planifikojnë vetë udhëtimet, agjencitë e udhëtimit kënaqen me një normë minimale kthimi prej 6.6% në vit, ndërsa në 2020-n, kur vendi ishte në pandemi, ato rezultuan me humbje.

“Telekomunikacioni dhe transmetime të programeve” kishte një normë minimale prej 0.3%, e lidhur kryesisht me aktivitetin e kompanive të telekomunikacioneve që ndryshe nga mesi i viteve 2000, kur kishin norma fitime të larta tashmë janë me rezultat minimal, ose me humbje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.