Kosova

Jahjaga: KFOR-i e forcoi FSK-në

Komandanti i KFOR-it, Francesco Paolo Figliuolo, në fjalimin e tij të fundit në mandatin e tij në Kosovë, iu është falënderuar kosovarëve për mikpritjen dhe mirëpritjen që u kanë bërë forcave të NATO-s.

Ai ka thënë se siguria në vend është rritur falë punës së institucioneve të Kosovës dhe si rezultat forcat e KFOR-it janë 10 herë më të vogla se në vitin 1999.

Në fjalën e rastit presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se për 16 vjet bashkëpunim me KFOR-in, ka mësuar se me durim mund të arrihet gjithçka.

Ajo ka falënderuar forcat e NATO-s për ndihmën që misioni i tyre i ka dhënë Kosovës dhe ka shtuar se bashkëpunimi me NATO-n ka bërë që të forcohen edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe të jenë e gatshme për të gjitha sfidat.

“Bashkë me ju kemi arritur që të ruajmë sigurinë në vend”, ka thënë ajo, njofton KlanKosova.

Këto deklarata janë bërë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it. Pas gjeneralit Figliuolo, në këtë detyrë është emëruar Major General Guglielmo Luigi Miglietta, i cili është italiani i 3-të që do të jetë në krye të KFOR-it.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button