Kosova

Jahjaga viziton Bashkësinë Islame të Kosovës, uron mirëqenie dhe harmoni

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga vizitoi sot selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Presidentja Jahjaga, u prit nga Myftiu Naim Tërnava dhe udhëheqës të tjerë të kësaj bashkësie, të cilëve i uroi për festën e Kurban Bajramit.

“Dëshiroj që t’iu uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të besimit mysliman për festën e Kurban Bajramit, me urimin që këtë festë ta kalojmë në mirëqenie, mirëkuptim në harmoni dhe me shtrirjen e dorës së ndihmës ndaj njëri-tjetrit”, tha Presidentja Jahjaga.

“Uroj për këtë festë të gjitha familjet në tërë territorin e Republikës së Kosovës, dhe që në mesin e të gjitha familjeve tona të mbizotërojë shëndeti, mirëqenia dhe gëzimi”,u shpreh Jahjaga.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button