Ekonomia

Janar- Të ardhurat nga pushteti vendor llogariten 643 milionë lekë

Të ardhurat në buxhetin e shtetit nga njësitë e qeverisjes vendore në muajin janar të këtij viti llogariten 643 milionë lekë.

Referuar statistikave të Ministrisë së Financave mbi treguesit fiskale sipas buxhetit të konsoliduar, shpenzimet për buxhetin vendor në janar kapin vlerën e 1.398 milionë lekëve, kur në të njëjtën periudhë të vitit 2015 ishin 1.127 milionë lekë.

Aktualisht, taksat e pushtetit vendor, të ardhurat e të cilave shkojnë në buxhetin e shtetit, janë taksa mbi pasurinë, taksa mbi biznesin e vogël dhe taksa lokale.
Nga taksa për pasurinë në janar u arkëtuan 193 milionë leke, nga taksa mbi biznesin 74 milionë lekë dhe nga taksa lokale 376 milionë lekë.

Të ardhurat nga pushteti vendor për vitin 2016 pritet të arrijnë nivelin 16.502 milionë lekë. Parashikimi për këtë grup taksash është bazuar në parashikimin për rritjen ekonomike nominale, si dhe në përmirësimin e pritshëm administrativ në mbledhjen e të ardhurave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button