🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 90.51 ▲2.7%
ARI 4,427 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $71,309 ▲ +1.44% ETH $2,172 ▲ +1.36% XRP $1.4227 ▲ +0.55% SOL $91.9500 ▲ +2.84%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.51 ▲2.7 % ARI 4,427 ▲0.45 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.51 ▲2.7 % ARI 4,427 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Te ndryshme

“Jemi 20 vite larg apokalipsit”

Toka ka hyrë në etapën e gjashtë të anihilimit biologjik të jetës se egër.

“Zhdukja e kafshëve po ndodh”, paralajmërojnë shkencëtarët “dhe është më e egër nga sa mendohej fillimisht”.

Ata kanë analizuar specie të zakonshme e të rralla dhe flasin për humbje masive, duke evidentuar se një e treta e 27.600 të tillave po rrudhet në terma shifrash dhe rrezeje territoriale.

Gishti i fajit për krizën drejtohet nga mbipopullimi dhe konsumi i tepruar njerëzor, ndërsa situata e krijuar kërcënon edhe vetë mbijetesën e civilizimit.

Korniza kohore për të vepruar është e shkurtër.  Në lojë tani është vetë gjendja e njerëzimit, shkruajnë autorët e kërkimit shkencor, rezultati i të cilit është frikësues: Nga llogaritjet e hulumtuesve, në shekujt që do të vijnë, mund të zhduken tre të katërtat e të gjitha specieve.

Studimi i kujdesshëm i një grupi prej 177 gjitarësh të mbajtur nën vëzhgim tregoi se nga viti 1900 deri në 2015-ten, të gjithë ata kishin humbur të paktën 30% të territorit ndërsa tek më shumë se 40% e specieve të monitoruara regjistrohet rënie e ndjeshme e numrit të popullatës.

“Jemi shumë të zënë me numërimin e njerëzve” -thotë për CNN biologu Anthony Barnosky”,- “por kur kupton se në dekadat e fundit është zhdukur gati 50% e jetës se egër të planetit, nuk të duhet të jesh matematikan që të bësh llogaritë: nëse vazhdohet me këto ritme, shumë shpejt nuk ka për te mbetur më asgjë atje jashtë.

Për të parandaluar zhdukjen masive të kafshëve, sipas shkencëtarëve, mbeten e shumta, vetëm 20 vite kohë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.