🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 24 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 96.60 ▲0.26%
ARI 4,523 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9119 EUR/ALL 95.3544 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.65 EUR/CAD 1.6016 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9119 EUR/ALL 95.3544 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.65 EUR/CAD 1.6016
₿ CRYPTO
BTC $76,809 ▲ +1.76% ETH $2,123 ▲ +2.75% XRP $1.3605 ▲ +1.62% SOL $85.8400 ▲ +1.77%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0.26 % ARI 4,523 ▼0.42 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0.26 % ARI 4,523 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9119 EUR/ALL 95.3544 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.65 EUR/CAD 1.6016 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9119 EUR/ALL 95.3544 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.65 EUR/CAD 1.6016
24 May 2026
Breaking
Te ndryshme

Qentë e Romës Veriore: Nga kafshë shtëpiake në simbole të luksit dhe prestigjit social

Nëse është e vërtetë që qentë i ngjajnë pronarëve të tyre, atëherë edhe Roma Veriore nuk bën përjashtim!

Të kesh një lloj të caktuar qeni këtu nuk është thjesht të kesh një kafshë shtëpiake — është një simbol i luksit, një aksesor i stilit të jetës që tregon prestigj, para dhe përkatësi sociale, sipas “Il Messaggero”.

Në zemër të lagjeve më të pasura, nga vilat e Parioli-t deri te rrugët e qeta të Flaminio-s dhe Pinciano-s, të dalësh me një qen është shpesh më e rëndësishme se të kesh një orë luksoze apo një makinë të shtrenjtë.

Disa pronarë bëjnë garë me qentë e tyre “barboncino” elegantë dhe të mirëmbajtur, ndërsa të tjerë shfaqen me qen që janë racë më e rrallë apo ekzotike — si të ishte çdo qen një “kartë identiteti” që tregon një nivel të caktuar jetese.

Racat më të çmuara midis qenve “trendy” në Romën Veriore përfshijnë qentë e vegjël, që shpesh kushtojnë mijëra euro, bulldog-ët francezë, “lagotto Romagnolo-t” dhe qentë e tjerë shoqërues – që tërheqin vëmendjen në parqe dhe kafene moderne.

Të shëtiturit me një qen të vogël është e zakonshme në rrugën “Cola di Rienzo”, pranë “Villa Borghese”.

Por, nuk është vetëm një çështje estetike, pas këtij fenomeni fshihet edhe një lloj konkurence sociale e padukshme.

Kush ka një qen “cool” ndjehet pjesë e komunitetit, më modern, më i dallueshëm.

Ndërsa ata që nuk kanë një qen të konsideruar “modern”, thonë ndonjëherë banorët me shaka, “janë askushi”.

Në kafene apo përgjatë trotuareve të mirëmbajtura, bisedat, krahasimet dhe paragjykimet shpesh fokusohen tek pronarët e qenve: kush ka zgjedhur racat e importuara dhe kush ka qentë që nuk konsiderohen “cool”.

Kjo është forma e re e shkëmbimit kulturor urban: Qentë nuk janë vetëm kafshë shtëpiake – janë simbole të përkatësisë! //a.i/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.