🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,553 ▼0.34%
DOW 46,337 ▼0.49%
NASDAQ 21,752 ▼0.41%
NAFTA 111.72 ▲11.59%
ARI 4,678 ▼2.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,859 ▼ -2.14% ETH $2,053 ▼ -3.97% XRP $1.3012 ▼ -3.79% SOL $78.9100 ▼ -7.09%
S&P 500 6,553 ▼0.34 % DOW 46,337 ▼0.49 % NASDAQ 21,752 ▼0.41 % NAFTA 111.72 ▲11.59 % ARI 4,678 ▼2.8 % S&P 500 6,553 ▼0.34 % DOW 46,337 ▼0.49 % NASDAQ 21,752 ▼0.41 % NAFTA 111.72 ▲11.59 % ARI 4,678 ▼2.8 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

Banka e Shqipërisë paralajmëron rreziqe për ekonominë nga tensionet në Lindjen e Mesme. Rritja e çmimeve dhe frenimi i ekonomisë mund të rikthejnë presionet inflacioniste në vend. Nëse situata përkeqësohet, priten edhe norma më të larta interesi për kreditë.

Krizë në horizont! Jemi përballë një realiteti të ri vlerëson Banka e Shqipërisë teksa paralajmëron “implikime serioze” në ekonomi në rast se tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të zgjasin.

“Kuptohet që këto ndikimi do të jenë në kahun negativ Pra jemi përballë potencialisht një goditje të ofertës e cila është e ngjashme me atë që pasoi konfliktin ushtarak në Ukrainë. Goditje e cila nëse  vijon do të ushtrojë presion në drejtim të rritjes së çmimeve por edhe do të ndikojë në frenim të rritjes ekonomike për vitin 2026 e ndoshta në vazhdim”, deklaroi Erald Themeli, Drejtor i Departamentit të Politikës Monetare, BSH.

Rikthimi i mundshëm i valës së inflacionit rrjedhimisht do të detyrojë Bankën Qendrore të shtrëngojë politikën monetare. Rritja e normës bazë të interesit për lekun do të thotë këste më të larta për kreditë.

“Në fillim të muajit maj, Këshilli Mbikwqyrës i Bankës së Shqipërisë do të rimarrë edhe një herë në shqyrtim qëndrimin e politikës monetare pasi të vërejë të gjitha zhvillimet që do të ndodhin në muajin prill”, theksoi Erald Themeli.

Banka e Shqipërisë sheh me shqetësim veçanërisht shtrenjtimin e karburanteve. Nafta në veçanti po krijon një reaksion zinxhir duke goditur më të varfit.

“Ekonomia shqiptare do të goditet. Pesha e naftës në shportën e konsumit familjet përllogaritet në rreth 3.5 për qind”, shtoi ai.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.5 për qind.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.