Kosova

Jevtic: Edhe 17 vjet pas lufte, mbi 200 mijë të zhvendosur

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Refugjatëve, ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic në një letër të hapur për opinionin vlerëson që edhe 17 vjet pas luftës në Kosovë ende çështja e kthimit të zhvendosurve është tema e cila tek individët dhe organizatat politike has në reagimin e gabuar dhe negativ.

“Ky 20 qershor, kur shënojmë Ditën Botërore të Refugjatëve këtu në Kosovë, shtatëmbëdhjetë vjet pas luftës, ende jashtë shtëpive të tyre janë më shumë se 200.000 të zhvendosur. Në një kohë kur Qeveria i ka bashkuar forcat në nivel rajonal dhe me mbështetjen e organizatave ndërkombëtare dhe të misioneve kërkojmë zgjidhje të qëndrueshme për personat e zhvendosur nga Kosova, pjesa e opinionit, disa politikanë dhe parti politike e kanë pritur një projekt të kthimit ‘në thikë’ dhe e quajtën atë ‘kolonizim’”, thuhet në komunikatë.

Ai tha se është ende i shqetësuar se të kthyerit vazhdojnë të sulmohen dhe se një herë në vit duan të vizitojnë shtëpitë e tyre por priten me kërcënime, mallkimeve dhe mesazhe që nuk janë të mirëpritur.

“Nga Gjakova deri në Mushtisht kjo është një imazh i realitetit të marrëdhënieve ndërmjet shoqërisë dhe individëve karshi të dëbuarve. Është e mirë, megjithatë, se ne nuk jemi të gjithë të njëjtë. Është mirë që Prizrenasit kanë treguar dhe dëshmojnë se Prizreni është qytet multietnik që nuk diskriminon, që askujt nuk i pengojnë ata që kthehen dhe as renovimi i kishës”, thuhet në kumtesën e ministrit Jevtic.

“Sot, më 20 qershor, ende nga shtëpitë e tyre janë të zhvendosur serbë, shqiptarë, goranë, boshnjakë, romë, ashkali, egjiptianë. Të gjithë së bashku ata kanë një emërues të përbashkët. Ata të gjithë janë dëbuar, zhvendosur. Dhe nuk ka asnjë ndryshim në vuajtjet dhe dhimbjet që ata të gjithë kanë për shkak të padrejtësisë shkaktuar mbi ta. Dhe ata shqiptarë që kanë nevojë për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në Kroin e Vitakut në veri të Mitrovicës, dhe ata serbë të cilët dëshirojnë të kthehen në Gjakovë, Pejë, Istog,  Klinë, Prishtinë, Gjilan, Viti, Ferizaj, Lipjan, Vushtrri dhe Romët që dëshirojnë të jenë në shtëpitë e tyre në Obiliq, Fushë Kosovë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button