Ekonomia

Jiang Yu-Panariti: Kina do të mbështesë Shqipërinë në sektorin e ujitjes së tokave

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti priti të martën, në një takim zyrtar Ambasadoren e Republikës Popullore Kineze, Jiang Yu, të cilës i shprehu vlerësimin për bashkëpunimin shumë të mirë midis dy vendeve në fushën e bujqësisë dhe agrobiznesit.

Gjatë takimit, palët vlerësuan marrëdhëniet e mira midis dy vendeve, arritjet e shënuara dhe theksuan rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit në funksion të identifikimit të projekteve të përbashkëta në mbështetje të bujqësisë shqiptare.

Në emër të qeverisë shqiptare, Ministri Panariti falenderoi ambasadoren Jiang Yu për ndërmjetësimin e një projekti në mbështetje të bordeve të kullimit, konkretisht në financimin e një flote prej dhjetë eskavatorësh të rinj të fuqishëm për hapjen dhe pastrimin e kanaleve kryesore kulluese.

Ministri Panariti u shpreh se ky është një hap i rëndësishëm drejt rinovimit të flotës së mjeteve motorike për përballimin e përmbytjeve.

Në takim u bë e ditur se Kina do të mbështesë Shqipërinë në sektorin e ujitjes së tokave.

Panariti deklaroi se këtë vit do të nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit në këtë fushë midis Ministrisë së Bujqësisë shqiptare dhe Ministrisë së Burimeve Ujiore te Kinës.

Ambasadorja Yu, shprehu angazhimin për të vënë këto mjete sa më parë në dispozicion të Ministrisë së Bujqesisë dhe siguroi Ministrin Panariti për mbështetjen e projekteve të ardhshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button