☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.45 ▼0.1%
ARI 4,509 ▼3.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $77,521 ▼ -3.1% ETH $2,434 ▼ -2.77% XRP $1.3805 ▼ -5.19% SOL $103.6100 ▼ -5.11%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.45 ▼0.1 % ARI 4,509 ▼3.32 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.45 ▼0.1 % ARI 4,509 ▼3.32 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Rajoni

Juncker vazhdon turneun ballkanik – sot dhe nesër në Beograd, të mërkurën në Prishtinë

Kryetari i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker, bashkë me komisarin evropian për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim Johannes Hahn, do të qëndrojë sot dhe nesër në Beograd, ku do të realizojnë takime, të hënën, me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe, të martën, me kryeministren Ana Bërnabiq.

Sipas kabinetit të Vuçiqit, fokusi i bisedimeve do të jetë në prezantimin e Strategjisë së re të zgjerimit të Bashkimit Evropian, transmeton Gazeta Express.

Pas vizitës së sotme, presidenti serb dhe mysafirët do të japin deklarata për mediat.

Në kuadër të turneut ballkanik, Junker dje qëndroi në Shkup dhe, në darkë, në Tiranë, ku iu bashkëngjit edhe euro-komisari Hahn. Ata ua përcollën mesazhin të dy vendeve se nuk kanë ardhur për të kumtuar data lidhur me nisjen e negociatave për anëtarësim në BE, por për t’i inkurajuar që të vazhdojnë në rrugën drejt integrimeve.

Juncker pas takimit me Ramën gjithashtu tha se nuk është e thënë që Serbia sigurt do të pranohet në BE më 2025 dhe se përmendja e këtij afati ka qenë vetëm si një inkurajim për këtë vend, porse ky vit mund të jetë edhe “datë e mundshme për hyrje në BE” për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pas vizitës dyditore në Beograd, Juncker dhe Hahn të mërkurën do të udhëtojnë për Sarajevë, ndërsa të njëjtën ditë do të vizitojnë edhe Prishtinën. Në këto dy vizita ata do t’i shoqërojë edhe shefja e diplomacisë e BE-së Federica Mogherini. Turneu i tyre ballkanik përfundon të enjten, me vizitë kryeqytetit të Bullgarisë, Sofjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.