Kronika
Kamp refugjatësh në Shqipëri? Voda: Nuk kemi asnjë kërkesë nga ndonjë vend i BE-së
June 12, 2018
0 Less than a minute
Zv.ministrja e Brendshmë Rovena Voda deklaron se nuk ka kërkesë zyrtare nga ndonjë vend i BE-së apo vetë KE-ja për ndërtimin e një kampi emigrantësh në Shqipëri.
“Unë më duhet të jem korrekte, absolutisht për momentin nuk kemi asnjë kërkesë zyrtare, apo njoftim zyrtar nga ndonjë vend i BE apo vetë KE për të ndërtuar një kamp për migrantët e ardhura nga vendet e treta apo refugjatët. Ne kemi në Tiranë, nuk është kamp, është qendër kombëtare pritëse për azilkërkuesit, kjo në linjë për ligjin e azilit që është i përafruar me acqui-t të BE-së”, tha Voda.