Kronika
Kapen 6 kg kanabis në Kakavijë, në pranga i riu nga Fieri
Një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike, është bllokuar në pikën kufitare të Kakavijës, gati për t’u trafikuar drejt Greqisë.
Në orët e para të ditës së sotme në dalje të territorit shqiptar, është paraqitur Klajdi Këllçiu nga Fieri, me automjetin tip “Benz”, me targa AA 953 GF.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij u gjetën 10 pako me lëndë narkotike kanabis sativa me peshë totale 6 kg. Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
29- vjeçari u arrestua në kushtet e flagrancës nën akuzën e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”. Ndaj të dyshuarit materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ndjekje të mëtejshme.