☁️
Tiranë 12°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 97.52 ▲4.3%
ARI 5,017 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,425 ▲ +0.89% ETH $2,336 ▲ +3.18% XRP $1.5381 ▲ +3.79% SOL $94.5000 ▲ +1.04%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 97.52 ▲4.3 % ARI 5,017 ▲0.29 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 97.52 ▲4.3 % ARI 5,017 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kapen edhe 43 klandestinë kosovarë në Gjermani

Nuk ka të ndalur vala e kosovarëve që përmes Hungarisë ia mësyjnë Gjermanisë, ndërkaq vetëm gjatë një vikendi në trenat nga Austria në Gjermani janë kapur 43 sish.

kapen-edhe-43-klandestin-euml-kosovar-euml-n-euml-gjermani_hdNga 60 të huaj të hyrë ilegalisht në Gjermani, në afërsi të vendkalimit në Frailassing, që policia i ka kapur gjatë vikendit të kaluar, 43 veta janë shtetas të Kosovës, ndërsa pjesa tjetër kanë ardhur kryesisht nga Siria.

Kosovarët janë zënë kryesisht nëpër trenat që kanë udhëtuar nga Vjena e Salzburgu drejt Gjermanisë, respektivisht Munihut.

Kështu në trenin nga Salzburgu janë kapur 7 kosovarë dhe një sirianë të cilët janë arrestuar përkohësisht. Në mesin e tyre ka qenë një kosovar 27 vjeç me dokumente gjermane, i cili kishte shkuar të merrte familjarët e tij në Hungari. Ai duhet të përgjigjet penalisht për kontrabandim të të huajve.

Sipas komunikatës së policisë ai kishte deklaruar se ka dashur tu mundësojë familjarëve të tij të jetojnë në Gjermani. Por, siç thuhet më tej, ai nuk do të mund ta bëjë këtë pasi që familjarët e tij (prindërit dhe vëllezërit e motrat) tashmë ishin regjistruar si azilkërkues në Hungari dhe atje do të detyrohen të kthehen.

Policët federalë kanë kapur edhe disa grupe të tjera kosovarësh ilegalë në Gjermani, të cilët, si zakonisht, janë përcjellë në qendrat e afërme të azilit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.