Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 104.96 ▲2.02%
ARI 4,569 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,083 ▲ +0.84% ETH $2,033 ▲ +1.38% XRP $1.3242 ▼ -1.12% SOL $82.6300 ▲ +0.29%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.96 ▲2.02 % ARI 4,569 ▲0.25 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.96 ▲2.02 % ARI 4,569 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Kapet vrasësi serial shqiptar, grabiti dhe vrau katër persona

Greqi

Përdorte shtatë emra, një nga viktimat ishte piktore e njohur

pranga2Policia greke arrestoi dje një të ri shqiptar, i cili ishte kthyer në tmerrin e shtetit fqinj, për sa i përket serisë së vrasjeve që kishte kryer. Shqiptari përdorte 7 emra dhe akuzohet për 4 vrasje, ku njëra nga viktimat ishte një piktore e njohur greke. Gjatë qëndrimit në Naksos ishte i njohur si “Elias” dhe “Vangjelis”, ndërsa përdorte emrin Mondi apo Edmond, ose Netian, Papagjan, apo Artan Burto. Në shtatë kartat e identitetit të rreme që iu gjetën, mosha varionte nga 31 deri në 34 vjeç. Taktikat e vrasjeve kishin të bënin kryesisht me sulme në shtëpitë e shtetasve grekë, të cilët e strehonin të riun shqiptar. Viktimat, kryesisht të moshuar, gjendeshin pa jetë, të lidhur dhe të rrahur. Mediat greke kanë publikuar në vijimësi detaje nga vrasjet e dyshuara si të kryera nga njeriu që fillimisht kërkohej me emrin Edmond Papajani, i cili mendohet se është nga Shqipëria e Jugut. I riu shqiptar kërkohej për 4 vrasje në Naksos, Tripoli, në fshatin Vourvoura dhe në shpellën e Mesinës. Kështu, Edmond Papajani, ose Mondi, cilësohet si një ndër vrasësit më të pamëshirshëm që ka vepruar në Greqi. Më 18 tetor 2014, Katerina Zazani, një piktore 59 vjeçe, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj, në Galanado, me duar të lidhura në qafë dhe ishte mbështjellë me një pëlhurë. Gruaja ishte në kërkim prej disa ditësh nga djali i saj, që studionte në Athinë, i cili kishte kontaktuar policinë, ku e kishte njoftuar se nëna nuk po u përgjigjej telefonatave. Si rezultat i hetimeve, shqiptari ishte shfaqur me emrin “Vangelis” në Naksos, për të kryer punë në shtëpinë e gruas fatkeqe. Dhomat e pritjes kishin shenja të vjedhjes, ashtu si edhe dhomat e tjera. Sipas dokumentacionit, njeriu nga 31 deri në 34 vjeç është me origjinë nga Shqipëria e Jugut dhe familja e tij ka jetuar në dekadën e fundit në Tripoli. Cikli i vrasjeve filloi më 30 mars 2008.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.